Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liberalët e Europës të shqetësuar se kontinenti po i afrohet fundit të një epoke

2018/09/05 at 4:45 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Liberalët e Europës të shqetësuar se kontinenti po i afrohet fundit të një epoke

 


Jamie Dettmer

Kancelarja gjermane Angela Merkel po i këshillon ministrat e saj të lexojnë “Të Përhënët: Si shkoi Evropa në luftë më 1914”, një libër që shqyrton shkaqet e Luftës së Parë Botërore dhe dështimet politike që kontribuan në atë katastrofë.

1914-a është ndryshe nga viti 2018-a në shumë aspekte, por ajo që e shqetëson Merkelin dhe të tjerët të hedhin vështrimin nga e kaluara është se periudha para Luftës së Parë Botërore solli shfaqjen e “politikës së njeriut të madh” dhe kërcënimin e nacionalizmit, si dhe avancimin e projekteve nativiste nga udhëheqës të ndryshëm me përpjekjet e tyre për të bashkuar rajone të ndryshme apo për të nxitur valët e shovinizmit publik.

Stabiliteti gjeo-strategjik dhe parashikueshmëria morën fund. Politikanët bënë gabime të mëdha në llogaritë e tyre. Autori i librit “The Sleepwalkers: How Europe Went to War in 1914”, historiani Christopher Munro Clark, thotë: “Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, sistemi i stabilitetit dypolar global i ka hapur rrugën një grupimi më kompleks dhe më të paparashikueshëm të forcave, përfshi rënien e perandorive dhe ardhjeve në pushtet – një situatë që ka ngjashmëri me Evropën e vitit 1914. ”

Krahasimet me vitin 1914 janë përbuzur nga udhëheqësit nativistë të Evropës që akuzojnë kundërshtarët e tyre se janë alarmantë.

Zgjedhja e librit nga kancelarja Merkel flet për frikën e centristëve dhe të liberalëve se rritja e nacionalizmit populist në Evropë, ushqyer nga një krizë migruese e pazgjidhshme, mund të shënojë fundin e mundshëm të një epoke.

Por centristët pro BE-së në kontinent, të udhëhequr nga Emmanuel Macron i Francës, po përpiqen të rivendosin stabilitetin dhe parashikueshmërinë përballë rritjes së pasigurisë politike dhe të nativizmit. Në kundërshtim me ta është blloku i udhëheqësve nativistë, me Matteo Salvinin e Italisë në krye, i cili është i zënë me planet e betejës për zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm. Ata janë kthyer për të marr këshilla nga ish ndihmësi i presidentit Donald Trump, Steve Bannon.

Kampet kundërshtare synojnë ta paraqesin garën e ardhshme elektorale si një moment përcaktues për bllokun shumëkombësh, të goditur nga një krizë migrimi toksike dhe pabarazia ekonomike. Rusia ndërkohë ka ndihmuar në financimin e partive anti-BE-së në të dyja anët e spektrit politik. Në të njëjtën kohë, përtej Atlantikut, presidenti Trump po tregon gjithnjë e më shumë paqartësi për aleancën me bllokun që Uashingtoni ndihmoi të formohej.

Identiteti është në qendër të fushatës së ardhshme zgjedhore dhe përplasja e parë serioze do të vijë në qytetin austriak të Salzburgut, ku krerët e BE-së do të takohen më 19 shtator për një samit dy-ditor për të diskutuar edhe njëherë Brex-itin dhe trajtimin e krizës së imigrantëve si një bllok. Krerët nuk do të pajtohen për dy çështjet kryesore në axhendën zyrtare, duke reflektuar vizionet e tyre të kundërta për Evropën.

Në Salzburg, Macron do të tregojë idetë e tij për reforma dhe rigjallërim të bllokut, duke argumentuar për një integrim më të madh politik dhe ekonomik. Nacionalistët kërkojnë frenimin e integrimit të mëtejshëm si pjesë e vizionit të tyre për të ndryshuar kursin e bllokut për t’u bërë një grupim më i lirë i shteteve kombëtare, të cilat do të ishin më të lirë nga Brukseli dhe më pak të detyruara nga traktatet e BE-së.

Kampionët kryesorë në luftën për kontroll mes liberalizmit dhe nacionalizmit u ndeshën javën e kaluar në një betejë fjalësh, duke dhënë një shije të garës elektorale që do të pasojë. Salvini dhe kryeministri hungarez Viktor Orban nisën një fushatë anti imigracionit, duke e pozicionuar Macronin si kundërshtarin e tyre kryesor. “Aktualisht ka dy kampe në Evropë dhe njëri drejtohet nga Macron,” tha Orban, i cili kërkoi të portretizonte udhëheqësin francez si pro-imigracionit duke argumentuar se ai është “lider i atyre partive që mbështesin migracionin në Evropë dhe në anën tjetër jemi ne që duam të ndalojmë migrimin e paligjshëm “.

Gjatë gjithë javës së kaluar, udhëheqësi francez i dha shtytje ideve të tij për reforma ambicioze, disa prej të cilave mbështeten nga Gjermania, për të nxitur integrimin e BE-së – një antidot siç e sheh ai ndaj asaj që ai e quan demokraci joliberale të Orbanit dhe nacionalistëve të tjerë autokratë që sipas tij, po thjeshtojnë krizën e migrimit për të shtuar zemërimin nativist.

Macron vuri në lojë udhëheqësit nacionalistë që pranojnë ndihmat e zhvillimit nga blloku ndërsa e përçmojnë BE-në. “Nuk do t’u jepja asnjë arsye nacionalistëve dhe atyre që përhapin fjalën e urrejtjes. Nëse duan të më shohin si kundërshtarin kryesor, kanë të drejtë, “tha ai gjatë një udhëtimi në Kopenhagë. / VOA

Etiketa: europamerkelslavini


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
15 vjeçari debuton në mënyre fantastike, gjigandet angleze gati ta blejnë

15 vjeçari debuton në mënyre fantastike, gjigandet angleze gati ta blejnë

Policia mësyn në Shkodër, sekuestrohen makina të blinduara të familjeve Lici e Bajraj

Policia mësyn në Shkodër, sekuestrohen makina të blinduara të familjeve Lici e Bajraj

Klodiana Lala flet për sulmin ndaj familjes së saj, tregon emrat e gazetarëve të tjerë që janë kërcënuar

Klodiana Lala flet për sulmin ndaj familjes së saj, tregon emrat e gazetarëve të tjerë që janë kërcënuar
















TE FUNDIT

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave
15 Maj, 2025

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha

Kryeministri britanik Starmer në Portin e Durrësit, takohet me ministrin Hoxha
15 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka vizituar Portin e Durrësit, nga ku u prit nga Ministri i Brendshëm...

Lexo më shumë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë

Takimi me Starmer / Begaj: Britania mbështetëse në fushën e mbrotjes e sigurisë
15 Maj, 2025

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer. Kreu u Shtetit Begaj...

Lexo më shumë

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…

“Jam pa fjalë”/Veliaj reagon nga burgu për fitoren e PS:Shqiptarët folën më fort se…
15 Maj, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia lidhur me fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com