Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Libani, Hisbollahu dhe frika nga një luftë

2024/07/31 at 8:25 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Libani, Hisbollahu dhe frika nga një luftë

Kabineti izraelit i sigurisë ka vendosur duke i dhënë kompetencat kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe ministritt ë Mbrojtjes Joav Galant, “të vendosin për llojin, mënyrën dhe kohën e veprimit kundër organizatës terroriste Hisbollah”, njoftoi zyra e kryeministrit të dielën (28.07.2024) në mbrëmje.


Netanjahu e pati kërcënuar milicinë pro-iraniane më parë, se do të “paguajë një çmim të lartë.

Me këtë Izraeli reagoi ndaj sulmit me raketë të supozuar se mban përgjegjësi Hisbollahu ndaj një fushe futbolli.

Në kodrat e Golanit. Si pasojë e sulmit humbën jetën dymbëdhjetë djem të rinj.

Hisbollahu deklaron nga ana e tij, se nuk e ka aktivizuarizuar raketën. Organizata Hisbollah klasifikohet nga SHBA, Gjermania dhe shtete të tjera perëndimore si organizatë terroriste. Ajo mbështetet nga Irani. BE-ja e liston krahun e armatosur të Hisbollahut si grup terrorist.

Izraeli të hënën (29.07.2024) deklaroi, se do të godasë Hisbollahun, por jo ta zhysë në një luftë të gjithë Lindjen e Mesme. Këtë e deklaruan për agjencinë e lajmeve Reuters disa nëpunës izraelitë pa dashur të deklarohen me emër.

“Vlerësimi është, se reagimi ndaj sulmit nuk do të çojë në luftë totale”, citon Reuters një nga burimet dhe më tej: “Kjo në këtë moment nuk do të ishte në interesin tonë.”

Netët për të qenë të sigurt kalohen jashtë shtëpisë

Faktikisht në jug të Libanit në kufi me Izraelin tani mbizotërojnë situata të ngjashme me gjendje lufte, thotë Michael Bauer, drejtues i zyrës në Bejrut të fondacionit Konrad-Adenauer, i cili ndërkohë qendon në Jordani.

Edhe në pjesë të tjer atë vendit ushtria izraelite vazhdimisht sulmon objektiva të Hisbollahut. “Frika e madhe e libanezëve ëhstë tani natyrisht, se mund të futen në një fazë të re të këtyr ekonfrontimeve.”

Ata thonë, se kanë frikë, që ushtria izraelite do të vazhdojë të zgjedhë objektiva dhe do të përdorë të tjera sisteme armësh. Një libaneze e re, që do të mbetet anonim, thotë për DW, se ajo po kalon natën e dytë jashtë shtëpisë së saj në lagjen Dahieh, sepse kjo dominohet prej Hisbollahut.

Ndonëse rreziku i përshkallëzimit ndërkohë nuk duket të jetë i pakalkulueshëm, ajo preferon të jetë e sigurtë.

Një libaneze tjetër thotë, se është e shqetësuar. Ende rreziku mund të kontrollohet, por jam e shqetësuar për një pjesë të familjes, që jeton në jug të vendit.

Shtet i dobët, shoqëri i e dobët

Nëse konflikti zgjerohet, ai do të prekte shtetin gjithësesi të dobët të Libanit. Sipas një raporti të Bankës Botërore ky vend ka borxhe masive. Detyrimet arrijnë në 180 përqind të produktit bruto në vend.

Kuota e varfërisë, sipas një raporti tjetër të Bankës Botërore vitin e kaluar u trefishua. Më 2024, sipas raportit, 44 përqind e libenazëve jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Prej vitesh shteti libanez është aspak ose fare pak i aftë të veprojë. Dobësia e tij u duk në gusht 2020 gjatë shpërthimit gjigand të 2750 tonëve amoniumnitrat në depon e portit të Bejrutit, që shkatërroi pjes ëtë tëra të qytetit. Mbi 200 vetë humbën jetën nga kjo fatkeqësi dhe mbi 6500 u plagosën.

Mbi 30.000 vetëve iu desh të largohen nga shtëpitë. Edhe pse kanë kaluar vite autoritete libaneze e kanë neglizhuar që të transprotojnë n ënjë vend të sigurtë mbetjet e kimikateve, që konsiderohen të rrezikshme.

Të tjera vështirësi shkaktohen prej vendeve fqinjë. Në Liban kanë gjetur strehim prej luftës në Siri rreth 1,5 milionë sirianë. Në këtë shtet jetojnë ndërkohë edhe një Içerek milioni refugjatë palestinezë, pjesërish ata ndodhen prej dekadash në kampe refugjatësh në Liban.

Që konfrontimi mes Izraelit dhe Hisbollahut mund të përshkallëzojë më shumë, kjo mund ta dëmtojë edhe më shumë Libanin. Linjat ndërkombëtare ajrore i kanë pezulluar ose ndërprerë tërësisht fluturimet për në Bejrut.

“Këtyre u shtihen edhe paraljëmrimet ndërkombëtare për udhëtimet drejt Libanit.” Të hënën (29.07.2024) Ministria e Jashtme në Berlin u bëri thirrje gjermanëve të largohen nga Libani.

Rrezik për infrasktrukturën e fundit funksionuese

Para disa muajash ish-ministri i Ekonomisë dhe nënguvernatori i Bankës Qendrore libaneze, Nasser Saidi, pati paralajmëruar për efektet e luftës Izrael-Hamas ndaj Libanit. “Gjendja ekonomik mund të përkeqësohet vrullshëm”, i tha ai gazetës “The National” në Abu Dhabi.

Nëse gjendja përshkallëzohet, ka mundësi që edhe infrastruktura e mbetur ende funksionuese përfshirë edhe portet e aerportet mund të shkatërrohet. “Kjo në sfondin e varësisë së madhe të vendit prej diasporës libaneze, që është si një arterie ekonomike për vendin.”

Nëse konflikti përhapet, kjo mund të ketë pasoja katastrofale, thuhet edhe në një analizë nga korriku i këtij viti i Thinktankut Atlantic Council në. Kjo mund të nënkuptonte një kthim tek “lufta e vazhdueshme”. Po ashtu luftëtarë nga i gjithë rajoni mund t’i bashkoheshin Hisbollahut të mbështetur nga Irani, gjë që do ta bënte edhe më të rrezikshëm konfliktin.

Në qendër të tensioneve do të ishte Libani. Ky vend nuk është në gjendje të përballojë një krizë të mëtejshme e jo më një luftë me Izraelin, thotë Michael Bauer./DW



Ju sugjerojmë

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

“Bota e krimit, zyrtare”/ Berisha:“Vdekja” e procesit zgjedhor e paralajmëruar

23 Maj, 2025 12:36 pm
Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet
Bota

Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet

23 Maj, 2025 12:34 pm
820 mijë vizitorë të huaj në Prill
Aktualitet

820 mijë vizitorë të huaj në Prill

23 Maj, 2025 12:23 pm
Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…
Kronikë

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…

23 Maj, 2025 12:17 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, çfarë na pret në fundjavë

23 Maj, 2025 11:58 am
42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete
Kronikë

42-vjeçari tenton t’i shpëtojë policisë në Tiranë, përplas disa automjete

23 Maj, 2025 11:54 am
Kosovë/ Dështon për të 20-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

Kosovë/ Dështon për të 20-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit

23 Maj, 2025 11:42 am
SPAK çon për gjykim djalin e një anëtari të ISIS, i dërgonte para të atit në Siri
Kronikë

Përgjimet/ Kush është Pirro Çapi? Roli i tij në trafikun e drogës

23 Maj, 2025 11:36 am
Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave
Aktualitet

“Banditizmi elektoral, “treni bullgar”/ Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet

23 Maj, 2025 11:20 am
Para
Çfarë përmban doktrina bërthamore e Rusisë

Çfarë përmban doktrina bërthamore e Rusisë

Bashkitë dështojnë me mbetjet/ Kostot janë rritur, shëndeti i popullatës në rrezik

Bashkitë dështojnë me mbetjet/ Kostot janë rritur, shëndeti i popullatës në rrezik

Kush e vrau liderin politik të Hamasit? Reagon Forca e Mbrojtjes së Izraelit

Kush e vrau liderin politik të Hamasit? Reagon Forca e Mbrojtjes së Izraelit
















TE FUNDIT

“Bota e krimit, zyrtare”/ Berisha:“Vdekja” e procesit zgjedhor e paralajmëruar

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
23 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat i ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit si një...

Lexo më shumë

Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet

Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet
23 Maj, 2025

Një raport i ri nga Komiteti I Senatit për Sigurinë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzon agjencitë federale...

Lexo më shumë

820 mijë vizitorë të huaj në Prill

820 mijë vizitorë të huaj në Prill
23 Maj, 2025

Shqipëria vijon të mbetet një atraksion turistik për vizitorët e huaj nga vende të ndryshme të botës edhe përgjatë muajve...

Lexo më shumë

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…
23 Maj, 2025

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e regjistruar mëngjesin e sotëm, ku një 42-vjeçar në tentativë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com