Rajoni

Lia e majmunëve arrin në Serbi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:29 - 17/06/22 |
Opi Nion

Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e majmunëve. Instituti i shëndetit publik në këtë vend, Batut, tha se rasti është i importuar.

Në komunikatën e tij për media thuhet se janë marrë të gjitha masat e parapara për evidentimin, testimin, raportimin dhe kontrollin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit.

Në përputhje me Rregulloret dhe Protokollet Ndërkombëtare të Shëndetit, rasti i parë i konfirmuar i lisë së majmunëve në Serbi u raportua në institucionet ndërkombëtare shëndetësore, tha Instituti Batut.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit.

Zakonisht është e lehtë, por ka dy variante kryesore të saj: varianti i Kongos, i cili është më i rëndë – me vdekshmëri deri në 10 për qind – dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve.

Virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë midis kafshëve dhe, më rrallë, midis njerëzve.

Ai është më i zakonshëm për vendet afrikane, por muajve të fundit ka pasur raste edhe në Evropë dhe SHBA.

Pas