Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

L’Humanité (1939)/ Një thirrje nga Partia Komuniste Italiane: Jashtë Shqipërisë trupat italiane

2017/06/10 at 11:50 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
L’Humanité (1939)/ Një thirrje nga Partia Komuniste Italiane: Jashtë Shqipërisë trupat italiane

Nga Aurenc Bebja*

Gazeta franceze, « L’Humanité », të hënën e 10 Prillit 1939, ka botuar, në faqen n° 3, shkrimin (thirrjen) e Partisë Komuniste Italiane, e cila asokohe është shprehur qartësisht dhe publikisht kundër pushtimit fashist të Shqipërisë.

Një zë i fuqishëm i saj në mërgim, « Nicoletti », pseudonim i Giuseppe Di Vittorio-s, nëpërmjet këtij shkrimi – ku vlerëson guximin dhe trimërinë e popullit heroik shqiptar – u drejtohej bashkombasve të tij me qëllim për t’i dhënë fund marrëzisë fashiste.

Në vijim do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« Agresioni i qeverisë fashiste italiane kundër Shqipërisë së vogël është një akt plaçkitës dhe grabitës që e turpëron Italinë.

Ky agresion i ri fashist, veçanërisht i turpshëm dhe revoltues, nuk ka për qëllim vetëm plaçkitjen e popullit shqiptar dhe shkatërrimin e plotë të pavarësisë së tij kombëtare; por edhe hyrjen në një faze të re të planit kriminal të boshtit Berlin-Romë për pushtimin dhe fashizmin e Evropës.
Populli italian, i rraskapitur nga katër vitet e luftës grabitqare, i braktisur në mjerimin më të madh, dëshiron paqen. Ai duhet t’i përgjigjet denjësisht thirrjes plot emocion që i ka drejtuar populli heroik shqiptar, i cili me lavdi mbron me armët në dorë pavarësinë e tij kombëtare kundër një armiku njëqind herë më të fortë.

Agresori i popullit shqiptar është shtypësi i popullit italian.

Detyra absolute e popullit italian është të mbështesë me të gjitha mjetet luftën e popullit shqiptar për të përzënë pushtuesin fashist nga toka e tij.

Miqësia e dy popujve, nën aspiratën e tyre të përbashkët për liri, u betonua me fitoren e përbashkët në vitin 1920, kur revolta shqiptare kundër pushtimit të imperializmit italian dhe lufta e popullit italian – e cila arriti kulmin me revoltën e ushtarëve dhe punëtorëve të Ankonës – detyruan qeverinë italiane të tërheqë trupat e saj nga Vlora dhe të njohë pavarësinë kombëtare të Shqipërisë.

Duke u frymëzuar nga ky shembull fitimtar, populli italian duhet të pengojë dhe të sabotojë në mënyrë aktive ekspeditën e turpshme fashiste në Shqipëri, e cila shkakton një atentat të ri ndaj të drejtës së popujve për vetvendosje dhe provokon një luftë të tmerrshme ndaj popujve të Ballkanit dhe të gjithë Evropës. »

Dhe thirrja e Partisë Komuniste Italiane mbyllet :

« Jashtë Shqipërisë trupat italiane !

Të ruajmë paqen nëpërmjet disfatës së fashizmit agresor !

Bashkim të popujve kundër fashizmit shtypës dhe luftënxitës, për paqe dhe liri !

Për Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Italisë – Nicoletti. »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-humanite-1939-nje-thirrje-nga-partia-komuniste-italiane-jashte-shqiperise-trupat-italiane-te-mbrojme-pavaresine-e-popullit-heroik-shqiptar/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

*Francë – 10 Qershor 2017

Ju sugjerojmë

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
Para
Angelina Jolie kthen vajzën adoptive në vendlindje, zbulohet arsyeja

Angelina Jolie kthen vajzën adoptive në vendlindje, zbulohet arsyeja

Ambasada e SHBA kujton: 10 vite nga vizita e Bush në Shqipëri

Ambasada e SHBA kujton: 10 vite nga vizita e Bush në Shqipëri

Izraeli blindon stadiumin në ndeshjen me Shqipërinë, kërkesat për tifozët

Izraeli blindon stadiumin në ndeshjen me Shqipërinë, kërkesat për tifozët

TE FUNDIT

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e së shtunës me Shqipërinë. Mësohet se skuadra serbe ka...

Lexo më shumë

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, është dita e fundit për të dorëzuar aplikimet për pozicionin e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare...

Lexo më shumë

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Burrë e grua të plagosur me armë zjarri, vajza e tyre e lënduar. Është ky bilanci i një ngjarjeje sa...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
6 Qershor, 2025

Shqipëria vijon të jetë një nga historitë më të suksesshme të turizmit në Europë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com