Ndërsa komisioni i mandateve në Kryesinë e Kuvendit vazhdon debatet e ashpra nëse duhet apo jo hequr mandati Saimir Tahirit, jashtë zyrave të Kuvendit të tjerë aktorë po bëjnë lëvizjet e tyre të fundit. Kështu raportohet që vetëm pak minuta më parë në zyrën e Ministrit Xhafaj ka shkuar Kryeministri Rama. Pak e çuditshme po ta mendosh, ndërkohë që zakonisht shkon Ministri i Brendshëm në zyrën e Kryeministrit. Ende nuk bëhen të ditura detaje nga takimi Rama- Xhafaj, por dihet se ai ka nisur prej më shumë se gjysëm ore. Ndërkohë që edhe ditën e djeshme Rama pati takim me Xhafajn.