Aktualitet

Lezhë/Vodhën nën kërcënimin e thikës 2.8 mln lekë në një banesë, në pranga 2 të rinj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:42 - 14/11/22 |
Opi Nion

Dy të rinj janë arrestuar pasi akuzohen se nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një shumë parash në një banesë në Lezhë.

Sipas policisë në pranga kanë rënë 21-vjeçari me iniciale A.M dhe 17-vjeçari me iniciale E.K, banues në Zejmen.

Dy të rinjtë, nën kërcënimin e thikës , kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit në banesën e 21-vjeçarit me iniciale A. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime mëtejshme./Opinion.al

Pas