Një aksident ka ndodhur në autostradën Lezhë- Milot, ku një person ende i paidentifikuar është përplasur nga një furgon pasagjerësh dhe për pasojë ka humbur dhe jetën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti, ku drejtuesi i furgonit B.Gj. është shoqëruar në polici për sqarimin e aksidentit.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, por raportohet se atje ka mbërritur i pajetë.
Ky aks, pranë ish-Lezhës është cilësuar edhe si rruga e vdekjes dhe njihet për numrin e lartë të aksidenteve, edhe për faktin që ka mungesë totale të ndriçimit./Opinion.al