Kronikë

Lezhë/ Sot u qëllua me armë, në janar lokalit i kishin vënë tritol


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:40 - 26/12/20 |
Opi Nion

Mëngjesin e sotëm u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të një lokali në fshatin Pllanë të Lezhës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30, ndërsa nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Lokali i cili ra pre e sulmit me armë është në pronësi të Gjovalin Prendi, i cili  ka konstatuar se aty ishte qëlluar me armë zjarri, pasi ishin shkaktuar disa dëme materiale.

Por, ky lokal nuk është hera e parë që sulmohet sipas “News24”, në janar i është vendosur tritol. Ndërkohë, mungesa e kamerave të sigurisë e bën dhe më të vështirë identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit të sotëm.

Deri më tani policia ka shoqëruar disa persona të cilët do të pyeten në lidhje me ngjarjen./Opinion.al

Pas