Kronikë

Lezhë/ Policia sekuestron katër makina lukzoze


               Publikuar në : 09:53 - 14/07/19 |
Opi Nion

Katër automjete luksoze janë vënë nën sekuestro preventive nga policia e Lezhës.

Mësohet se automjetet luksoze janë në pronësi të I.L., i cili është arrestuar dhe është ekstraduar në Itali për akuzën “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Prokuroria e Kurbinit dyshon se automjetet janë blerë me ta ardhura që vinë nga aktiviteti kriminal.

Po ashtu, bëhet me dije se përveç katër automjeteve të sekuestruara, policia po punon dhe për gjetjen e katër automjeteve të tjera luksoze, të cilat janë blerë nga I.L.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni “LUKSI“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete  kriminale.

Sekuestrohen 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera  luksoze.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin zhvilluan Operacionin Policor “LUKSI“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve të shtetasit I.L.,i ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale ”

Bazuar në vendimin e datës 10.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin u vendos sekuestro preventive  për katër automjete luksoze në pronësi të shtetasit I.L

Gjithashtu  po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër automjeteve të tjera  luksoze,  të regjistruara në emra të familjarëve të shtetasit I.L.

Policia në bashkëpunim  me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për  dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./ Opinion.al E.Xh.

Pas