Kronikë

Lezhë/Nuk i ndaloi policisë, zbulohet 21 kg drogë në automjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:37 - 29/10/20 |
Opi Nion

Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për transport të lëndëve narkotike në aksin Milot – Lezhë.

Operacioni i koduar “Transportuesi” është finalizuar me sekuestrimin e 21 kg e 56 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 2 automjeteve.

Transportuesit udhtonin nga Kurbini në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin nëpërmjet kufirit jeshil drejt Malit të Zi.

“Në aksin rrugor Milot-Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.  Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të automjetit. Drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin  në një servis të në fshatin Tresh, Lezhë dhe është larguar.  Gjatë kontrollit të automjetit tip “Golf” me drejtues shtetasin K. K. shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Po gjatë operacionit, Policia ka bllokuar edhe një automjet tjetër. Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasit N. T., 32  vjeç dhe Z. M.,30 vjeç, banues në Lezhë, ishin bashkautorë me shtetasin K. K dhe i paraprinin rrugën për të njoftuar shtetasin K. K në rast se do konstatonin pika kontrolli të Policisë. Të dy këta shtetas në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia duke bërë të ditur se 25-vjeçari K. K., banues në Barbullojë, Lezhë është shpallur në kërkim. Gatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. K.,u gjetën dhe sekuestruan  56 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa./Opinion.al

 

 

Pas