Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Sipas policisë mjeti me drejtues shtetasin Paulin Gjomarkaj 38 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi Nikolli Gjini, 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.