Kronikë

Lezhë/ Makina përplaset me betonieren, plagoset një person


               Publikuar në : 15:16 - 16/09/19 |
Opi Nion

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të qytetit të Lezhës. Mësohet se një automjet është përplasur me një betonier duke lënë të plagosur një person.

Pasi është aksidentuar me betonieren automjeti është spostuar duke përplasur dhe një furgon mallrash.

Deri më tani edne nuk ka detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosurit, ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ opinion.al  E. Xh.

Pas