Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lezhë/Kapen me drogë në “Benz”, arrestohen vëllezërit dhe kushëriri i tyre

2022/01/15 at 10:19 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lezhë/Kapen me drogë në “Benz”, arrestohen vëllezërit dhe kushëriri i tyre

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 2 vëllezër dhe kushëririn e tyre në kuadër të operacionit “Bisakë”. Sipas uniformave blu, në pranga kanë rënë shtetasit: Altin Përshqefa, Shkelqim Përshqefa dhe Çelnik Përshqefa.

Policia informon se këto persona po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës.

Mësohet se në fshatin “Gëziq” policia ka ndaluar automjetin tip “Benz”, ku udhëtonin tre të arrestuarit dhe gjetën 17 kilogramë kanabis, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

“Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve, Forca Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Lezhë dhe Mirditë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, nga shërbimet e Policisë Lezhë u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Bisakë”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A.P., 31 vjeç, Sh.P., 32 vjeç dhe Ç.P., 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë.

Shërbimet e Policisë Lezhë kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”-njofton policia./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell
Bota

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

2 Qershor, 2025 3:24 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

“Afatit” po i vjen fundi…por Trump nuk tërhiqet për tarifat

2 Qershor, 2025 3:12 pm
Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti
Rajoni

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

2 Qershor, 2025 3:00 pm
Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin
Aktualitet

Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin

2 Qershor, 2025 2:58 pm
Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën
Aktualitet

Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën

2 Qershor, 2025 2:52 pm
Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..
Sport

Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..

2 Qershor, 2025 2:49 pm
Hysaj dhe Laçi:Përballja me Serbinë, vetëm një ndeshje futbolli, përqëndrim në fushë
Kryesore

Hysaj dhe Laçi:Përballja me Serbinë, vetëm një ndeshje futbolli, përqëndrim në fushë

2 Qershor, 2025 2:28 pm
Vrasja e Martin Canit, 5 të mitur dëshmojnë në gjykatë/Autori i dyshuar mohon akuzat
Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, 5 të mitur dëshmojnë në gjykatë/Autori i dyshuar mohon akuzat

2 Qershor, 2025 2:26 pm
“Pengesë për ecurinë në BE”/ Tabaku: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë
Aktualitet

“Pengesë për ecurinë në BE”/ Tabaku: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë

2 Qershor, 2025 2:21 pm
Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në SHBA, zbulohen detaje nga takimet
Aktualitet

Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në SHBA, zbulohen detaje nga takimet

2 Qershor, 2025 2:17 pm
Para
Publikimi i pagave, Basha:Akt kriminal i urdhëruar, të përfshirë persona politikë

PD: Rama, Meta dhe Berisha janë kundër Bashës, janë e shkuara

Zgjidhet zv.Kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë

Zgjidhet zv.Kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë

Tiranë/ Makina del nga rruga, vdes në vend pasagjeri, plagoset rëndë shoferi

Aksident në aksin Lezhë-Milot, vdes pasagjerja

TE FUNDIT

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell
2 Qershor, 2025

Mbi vullkanin Etna, një re e dendur dhe e lartë disa kilometrash është ngritur, duke treguar aktivitet të shtuar shpërthimi....

Lexo më shumë

“Afatit” po i vjen fundi…por Trump nuk tërhiqet për tarifat

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
2 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë nuk tërhiqet! Këshilltarët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thonë se nuk dekurajohen nga vendimi...

Lexo më shumë

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti
2 Qershor, 2025

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë...

Lexo më shumë

Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin

Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin
2 Qershor, 2025

“Një grup arkeologësh në Kodrat Bishçukas të Lushnjës po kryhen zbulime të rëndësishme arkeologjike. Ata po punojnë në dy sondazhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com