Mbrëmjen e sotme është regjistruar një përplasje fizike në plazhin e Tales në Lezhë.
Mësohet se një kamerier, që njëkohësisht mblidhte edhe lekët e shezlongëve, është konfliktuar fizikisht me dy djem pushues për lekët e shezlongut.
Sipas “BalkanWeb”, për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamerieri, i cili u transportua në spitalin e Lezhës, ku pas mjekimit është dërguar në komisariatin e policisë dhe po merret në pyetje./ Opinion.al