Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në një kanal në fshatin Rraboshtë të Lezhës.
Viktima është identifikuar si Lek Gjoka, ndërsa kanë qenë banorët ata që e kanë gjetur në kanal dhe më pas kanë njoftuar policinë.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat. Ende nuk ka informacion se cili është shkaku i vdekjes, Mësohet se ka pasur probleme shëndetësore, gjë e cila mund të ketë shkaktuar vdekjen e Gjokës./ Opinion.al