Një person është gjetur i vdekur brenda banesës ku jetonte në Lezhë. Mendohet se Fatos Haxhiraj, 46-vjeç ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e saj. Trupi i tij po dërgohet në Morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme.
Sipas Klan neës, dyshohet se 46-vjeçari ka ndërruar jetë para tre ditësh dhe se policia u njoftua nga fqinjët pasi ndjenë aromën e keqe që vinte nga banesa.