Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në Spitalin e Lezhës. Sipas informacioneve nga vendngjarja, gjendja e tij paraqitet e rënduar.
Ndërkohë, autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al