Makina e një ish-efekti policie është djegur gjatë natës në qytetin e Lezhës. Mësohet se bëhet fjalë për makinën e ish-policit Tonin Kolthi.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në fshatin Spiten të Lezhës, ku mjeti tip “Benz” me targa AA250 IP ka qenë i parkuar tek porta e banesës së ish-efektivit Kolthi.
Sipas tij, kanë qenë 3 persona të cilët i kanë djegur makinën me benzinë dhe janë larguar me shpejtësi. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes për shkak të detyrës.