Argjinatura e lumit Mat në Lezhë është çarë në dy vende në njësinë Shënkoll duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve.
Uji po vërshon drejt qendrave të banuara si pasojë e prurjeve të mëdha të krijuara nga reshjet e dendura të shiut gjatë gjithë ditës së sotme.
Autoritetet lokale dhe Emergjencat Civile po kërkojnë ndihmën e Forcave të Armatosura për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
Në të gjithë vendin 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë që ka përfshirë territorin e Shqipërisë.