Kronikë

Lezhë/ Bashkëshortja e të plagosurit ndërhyri dhe i mori armën autorit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:27 - 02/12/20 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur paraditen e së martës në Balldren të Lezhës, ku Hile Gjini 43-vjeç u qëllua me armë zjarri pranë banesës nga 69-vjeçari Gjergj Gjini.

Bashkëshortja e 43 vjeçarit Hil Gjini, mësohet se ka neutralizuar bashkëfshatarin e tyre Gjergj Gjini që të vijonte me të shtënat e armës.

Sapo 69 vjeçari ka nxjerrë armën ajo ka zbritur nga makina nga dera e pasme e mjetit dhe është përleshur me autorin.

Bashkëshortja e 43-vjeçarit, fillimisht ka mundur ti ulë dorën e me pas ti rrëmbejë armën të moshuarit Gjergj Gjini i cili në ato momente po qëllonte drejt bashkëshortit të saj.

Shenjat në duar të lënë nga përleshja ende evidentohen në duart e bashkëshortes së Gjinit, e cila është kujdesur edhe për fëmijët e mitur që ndodheshin në makinë.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, i plagosuri që ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës ka mohuar të ketë pasur konflikte me autorin e ngjarjes, pavarësisht se ai pretendon se i ka helmuar delet 15 vite më parë.

Kjo ngjarje mund të evitohej, pasi sipas informacioneve policia ka qenë disa herë tek banesa e tij ku edhe mund të kishte evidentuar armën zjarrit të cilën e kishte pa leje.

Ai ka thënë se gjithçka do t’ja lërë në dorë drejtësisë si për hetimet ashtu edhe për dënimin që do t’i jepet autorit që e plagosi. Sakaq si i plagosuri po ashtu edhe autori shprehen se gjithçka ka nisur për një tok kullote./ ABC News

Pas