Kronikë

Lezhë, 52-vjeçarja vetëvritet në banesë me armë gjahu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 06/05/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ishull- Lezhë. Sipas policisë, një 52-vjeçare me iniciale D. M., është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që nuk dihen akoma shkaqet që e kanë çuar gruan të marrë një veprim të tillë tragjik.

“Më datë 06.05.2021,rreth orës 10:40, në fshatin Ishull- Lezhë, në banesën e saj dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasja D.M., 52 vjeçe”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas