Një 13-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të tretë të pallatit ku jetonte pranë rrugës së Shtrausit në Lezhë.
Nga dritarja e katit të tretë ajo ka rënë në ballkonin e katit të dytë. Vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.
Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.