Xhiroja ditore e një furre buke në qytetin e Lezhës ëhstë grabitur këtë mbrëmje, ndërsa autori është një fëmijë 10-vjeçar. Shitësja ka treguar se i mituri ka hyrë për të blerë bukë dhe në momentin që ajo po i shërbente ka arritur të marrë xhiron ditore.
“Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.
Sherbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- njofton policia./Opinion.al