Life Style

Leximi ju bën një njeri më të lumtur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:40 - 27/08/22 |
Opi Nion

Shumë autorë pohojnë se librat janë një burim magjie dhe nëse je një lexues i rregullt, me siguri edhe ti e pohon diçka të tillë. Ka diçka magjike që nga momenti që hap kopertinën e një libri dhe nis ta lexosh atë, duke e lënë botën pas. Nëse po kalon një periudhë të vështirë dhe thjesht do të arratisesh nga gjithçka, duhet ta dish se librat janë duke të pritur.

Cilado qoftë arsyeja se pse lexon, për t’u relaksuar, për të medituar, apo për t’u arratisur nga realiteti, e vërteta është se leximi të bën më të lumtur. Më poshtë do të lexoni disa nga arsyet se pse librat të bëjnë të ndihesh më mirë dhe se pse duhet të lexoni çdo libër që ju bie në duar (Nuk ka libra “të kotë”, pasi nga secili prej tyre do të mësoni diçka_).

Mund të udhëtosh pa shkuar gjëkundi fizikisht.

Nëse dëshiron të kalosh disa pushime afatgjata, por nuk i ke mundësitë e duhura, leximi do të ofrojë një mënyrë të mirë për t’u larguar nga realiteti që të rrethon pa u larguar aspak nga vendi yt.

Leximi redukton stresin.

Stresi është një faktor madhor i trishtimit, por leximi ndihmon që të çlirohesh nga stresi që të rrethon. Madje thuhet se thjesht me 6 minuta lexim gjatë ditës mund të reduktosh disi stresin që ke grumbulluar brenda vetes. Imagjinoni pak se si do të ndiheshit, nëse do të lexonit për 6 orë. Apo për 6 ditë vazhdimisht.

Mund të të fusë në një gjendje ekstazie

“Leximi e vendos trurin në një gjendje kënaqësie, njësoj si në ekstazi dhe të ngjashme me meditimin dhe sjell kështu përftime në shëndet, që nga relaksimi i thellë e deri tek paqja e brendshme” sipas Nju Jorker. Asgjë nuk e siguron lumturinë më mirë se paqja e brendshme shpirtërore. Dhe rrjedhimisht, asgjë nuk e siguron më lehtë paqen e brendshme se sa leximi i një libri.

Leximi të bën më empatik.

Studimet tregojnë se leximi të bën edhe më empatik. Nëse je në gjendje ta vendosësh veten në vendin e dikujt tjetër, ky hap do të sigurojë një mirëkuptim më të gjerë të personit që ke përballë. Në një këndvështrim afatgjatë, ky përfitim do të na ndihmojë për të krijuar një botë më të mirë, më të drejtë dhe më të lumtur.

Leximi të bën të kuptosh më lehtë se çfarë po ndodh realisht.

Shkrimtarja Eileen Gunn ka thënë se: “Ajo që fantashkenca bën, sidomos në punimet që lidhen me të ardhmen, është të ndihmojë njerëzit të kuptojnë se gjërat ndryshojnë dhe se duhet të jetosh përmes këtyre ndryshimeve”. Kështu që, kur gjërat janë të vështira për t’u kuptuar, letërsia të ndihmon të udhëtosh larg nga realiteti, por edhe të bën ta kuptosh më mirë botën dhe t’ia dalësh me situatat e vështira.

Nuk të duhet të shpenzosh lekë për të lexuar.

Falë bibliotekave në çdo qytet, mund të lexosh libra falas. Nga ana tjetër, me zhvillimin e teknologjisë, mundet edhe të shkarkosh shumë libra online në versionin pdf pa paguar asnjë lekë për shkarkimin apo leximin e tyre.

Leximi të ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Ndër shumë përfitime që një njeri ka prej leximit, nuk mund të lëmë pa përmendur atë të përmirësimit të cilësisë së gjumit. Por, a ka gjë që të lumturon më tepër se një gjumë i mirë dhe i qetë?

Mund të njohësh miq të rinj.

Si atëherë kur diskuton online për libra, si kur shkon në një klub leximi dhe ndan mendimet e tua për një libër, mund të bësh plot miq të rinj që kanë interest ë përbashkët me ty leximin. Këto njohje apo shoqëri të reja do të të bëjnë më të lumtur dhe do të nxisin të lexosh akoma më shumë.

Librat mund të të bëjnë më mendjehapur.

Librat mund të të bëjnë më mendjehapur, gjë që reflektohet në shtimin e lumturisë tënde. Ti mund të bëhesh më tolerant dhe më pak gjykues përmes leximit, sipas një studimi të njohur me emrin “Ndikimi i leximit të “Harry Potter” në psikologjinë sociale të aplikuar”.

Leximi mund të reduktojë depresionin.

Sipas një studimi të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, thuhet se lexuesit e rregullt janë 21% më pak të predispozuar për të përjetuar ndjenja depresioni”. Librat janë vërtet një burim i fortë lumturie, ndaj shtojeni pak dozën e leximit tuaj dhe do të bini dakord me pohime të tilla. / bota.al

Pas