Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas, pasi lëvizte me taksi të ndryshme, për të shpërndarë doza Heroine.
Nga kontrollet fizike dhe në banesë, atij iu gjetën doza Heroine (me peshë totale 50 gramë), 250 000 lekë, 100 euro dhe 1 peshore elektronike.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan në rrugën e Kavajës, taksinë ku ishte pasagjer shtetasi F. K., banues në Tiranë.
Nga kontrollet fizik dhe në banesë, atij iu gjetën doza Heroine (me peshë totale 50 gramë), 250 000 lekë, 100 euro dhe 1 peshore elektronike. Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi F. K. u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al