Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një makinë pasditen e kësaj të premteje në Kamëz. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, ndërsa fëmija po lëvizte me biçikletë. Mësohet se 10-vjeçari është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa shoferi i makinës ndodhet në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al