Një 62-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Durrës si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 6 të Durrësi, rreth orës 23:15.
Policia bën me dije se H. B., rreth 62 vjeç, ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur një automjet e ka përplasur duke i shkaktuar vdekjen.
Mjeti dhe autori ende nuk janë identifikuar, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje për mbledhjen e provave. /Opinion.al