Kronikë

Lëvizte me armën gati për qitje, arrestohet 31-vjeçari në Krujë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:25 - 22/12/22 |
Opi Nion

Një 31-vjeçar i cili lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës, është arrestuar nga policia.

Në një njoftim për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se  forcat “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive në çdo aks të qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë 31-vjeçari K.B., banues në Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte 31-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, e gatshme për qitje.

K.B., akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Pas