Aktualitet

Lëvizte i armatosur, arrestohet i riu në Tiranë, e shkuara e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 12/09/21 |
Opi Nion

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Policia bën me dije se Ibrahim Gjidiaj rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë pasi është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”./Opinion.al

Pas