Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi lëvizte i armatosur. Mësohet se arrestimi i të riut është bërë nga forcat “Shqiponja” në ambientet e një lokali.
I arrestuari është identifikuar me inicialet A.K., banues në Durrës, ndërsa gjatë kontrollit autoritetet i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë “Ekol” të cilën e mbante pa leje.
Tashmë mbi të riun rëndon akuza “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg./ Opinion.al