Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëvizjet e Tahirit/ Mali i Zi i kthen përgjigje Krimeve të Rënda

2018/12/02 at 10:10 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëvizjet e Tahirit/ Mali i Zi i kthen përgjigje Krimeve të Rënda
Autoritetet përkatëse në Malin e Zi i kanë kthyer përgjigje letërporosisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për lëvizjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vendin fqinj.

Burime brenda organit të akuzës thonë për “Panorama”, se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë mbërritur informacione për lëvizjet e ish-ministrit Tahiri në vendin fqinj në periudhat 2014-2016. Tahiri ka lëvizur disa herë në drejtim të Malit të Zi, por Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkonte të dinte më shumë për oraret, hyrje-daljet dhe automjetet apo mjetet e përdorura nga ish-ministri i Brendshëm. Mali i Zi ka konfirmuar edhe lëvizjen me skaf drejt këtij vendi.


Lëvizjet në Malin e Zi i ka konfirmuar edhe vetë ish-ministri, që vazhdon të jetë ende nën hetim për dosjen “Habilaj”, edhe pse Gjykata e Katanias pati pushuar hetimet ndaj tij. Në përgjigjen e ardhur nga ana e Malit të Zi, ka detaje edhe për personat që e shoqëronin Tahirin, megjithatë, nuk bëhet e ditur se si mund ta ndihmojë hetimin kjo letërporosi. Gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi zgjati edhe me tre muaj hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, pret përgjigje edhe për një letërporosi tjetër në shtetin italian.

Kujtojmë se pas zgjatjes së hetimeve edhe me tre muaj, afati i tyre mbaron në muajin janar 2019. Nuk dihet nëse Prokuroria do t’i zgjasë edhe më tej hetimet për Tahirin apo do të vendosë të dërgojë dosjen për gjykim. Tashmë, hetimet janë fokusuar te lëvizjet me skaf të tij. Skafi rezulton nën pronësinë e një personi tjetër, i cili është marrë më parë në pyetje. Ish-ministri i Brendshëm vazhdon të jetë i lirë, ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë ndaj tij. Krimet e Rënda u përballën me një goditje të rëndë në maj të këtij viti, kur Apeli vendosi të lirojë Tahirin nga masa e arrestit të shtëpisë.

Ai, më parë, ishte vendosur në këtë masë nga Shkalla e Parë, në një kohë që organi i akuzës kërkonte burg pa afat. Apeli i Krimeve të Rënda ka vlerësuar se Tahiri nuk mund të largohet jashtë vendit. Gjykata e Apelit ka rrëzuar edhe argumentimin se ka rrezik që ai të përsërisë veprat penale, për të cilat hetohet nëse lihet i lirë, si edhe pretendimin e Prokurorisë se Tahiri mund të prishë provat duke qenë i lirë. Gjykata e Apelit vendosi që të pranojë kërkesën e palës mbrojtëse, duke shfuqizuar vendimin e gjyqtares Baku, që e la në “arrest shtëpie” ish-ministrin Tahiri. Sipas Gjykatës, Tahiri nuk rrezikon të largohet, nuk mund të prishë provat e Prokurorisë dhe nuk mund të përsërisë të njëjtat vepra penale. Ndërkohë, Prokuroria, me këtë vendim, merr një goditje të rëndë, pasi kishte kërkuar në Apel vendosjen e masës së burgut pa afat për Tahirin.

Burimi: Panorama 

 

Etiketa: jashte venditkrimet e rendalevizjet e tahiritmali i zi


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

31 Dhjetor, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Dhjetor, 2025 8:11 am
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj
Kryesore

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj

30 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025
Kryesore

Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025

30 Dhjetor, 2025 12:58 pm
Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE
Kryesore

Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE

30 Dhjetor, 2025 12:41 pm
Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres
Kryesore

Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres

30 Dhjetor, 2025 12:09 pm
Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon
Kryesore

Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon

30 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Para
Trump shpall 5 dhjetorin, ditë zie kombëtare për Xhorxh H.W.Bush

Trump shpall 5 dhjetorin, ditë zie kombëtare për Xhorxh H.W.Bush

Manjani: Mazhoranca lojë të pisët me amnistinë, kërkon të joshë opozitën

Manjani: Mazhoranca lojë të pisët me amnistinë, kërkon të joshë opozitën

Policia izraelite përgatit padinë për korrupsion ndaj Netanyahut

Policia izraelite përgatit padinë për korrupsion ndaj Netanyahut
















TE FUNDIT

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
31 Dhjetor, 2025

Ushtria e Zvicrës po planifikon zgjerim të madh të shpenzimeve të saj për kërkim dhe bashkëpunim më të ngushtë me...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
31 Dhjetor, 2025

Nata e ndërrimit të viteve do të dominohet nga mot; kryesisht i kthjellët, por shumë i ftohtë; situatë kjo si...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
31 Dhjetor, 2025

Dashi Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur...

Lexo më shumë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com