Pas dështimit të negociatave të ndërmjetësuara nga dy eurodeputetët e ardhur, ditën e sotme, në Tiranë; kryeministri Rama dhe Lulzim Basha kanë vijuar takimet.
Mësohet se kreu i PD-së, Basha pasi ka dalë nga Pallati i Kongreseve ka shkuar të takojë ish-liderin e PD-së, Sali Berishën.
Ndërsa, kryeministri Rama ka shkuar të takojë aleatin e tij në qeveri, Ilir Metën.
Këto janë levizje që vijnë pas dështimit të negociatave. Rama pranoi shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik, por nuk ka ra dakord për qeverinë teknike, gjë e cila solli largimin e Bashës nga Pallati i Kongreseve.