Zgjedhja e kreut të ri të SPAK ka sjellë ndryshime në pozicionet drejtuese të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Mësohet se Adnand Xholi, ish-kandidat për kreun e SPAK, do të jetë drejtues i ri i seksionit të krimit të organizuar në Prokurorinë e Posaçme. Xholi zëvendëson ë këtë pozicion Altin Dumanin, i cili tashmë është zgjedhur drejtues i SPAK.
Ndërkaq, Arben Kraja, i cili mbajti për 3 vite postin e kreut të SPAK, do të jetë drejtues për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe hetimet e përbashkëta, duke zëvendësuar kështu prokurorin Ened Nakuçi.