Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë shefat e komisariateve në dy qytete


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:05 - 11/11/21 |
Opi Nion

Po vazhdojnë lëvizjet në radhët e Policisë së Shtetit, që pas marrjes së postit drejtor i Përgjithshëm nga Gledis Nanos.

Mësohet se këtë herë janë prekur komisariatet e rretheve, në Bulqizë dhe Mat.

Bëhet me dije se në Mat është emëruar shef i komisariatit Kryekomisari Ervin Hasrama, në vend të Gazmend Demrozi, i cili është transferuar në të njëjtin pozicion në Kuçovë.

Po ashtu ndryshime ka edhe në Komisariatin e Bulqizës, ku Arben Sula ka lënë drejtimin e këtij komisariati është zëvendësuar nga Florian Rrasa.

Pas lëvizjeve në pozicionet drejtuese, prej disa ditësh Nano po bën edhe ndryshime në komisariatet e rretheve./Opinion.al

Pas