Një sërë lëvizjesh janë bërë në disa komisariate në drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit. Kështu, mësohet se në policinë e Kavajës është emëruar Gazmend Dermozi.
Këtë pozicion më herët e ka mbajtur Emiljan Pashaj, i cili do të marrë detyrën si Specialist për Narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme.
Ndërkaq, Behar Caka emërohet shef komisariati në Lezhë, në Mirditë është emëruar Paulin Çupi, ndërsa në Kukës emërohet shef komisariati Julian Qyta.
Ndërkohë në Laç është emëruar në detyrë Dritan Meta.