Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëvizje e papritur në Siri, udhëheqësit alavitë distancohen nga Assadi

2016/04/03 at 1:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëvizje e papritur në Siri, udhëheqësit alavitë distancohen nga Assadi

Nga Lorenzo Cremonesi/ Corriere della Sera

Një rrymë mendimi laike anti-sektare po e shkund Sirinë e shkatërruar nga pesë vitet e një lufte të përgjakshme civile. Nëpërmjet një lëvizjejej të papritur dhe mjaft befasuese. Disa udhëheqës dhe persona të spikatur të komunitetit alavit kanë publikuar një dokument në të cilin distancohen nga regjimi i Bashar Assad dhe angazhohen për të ndërtuar një të ardhme me tolerancë.

Deklaratë me 35 pika

Edhe pse gjatë viteve të kaluara alavitët kishin shprehur kritika ndaj presidentit, këto të fundit ishin dukur më tepër si sinjale vështirësie dhe mosbesimi për ecurinë e luftës. Në fakt, vetë familja e Assadit është alavite dhe që prej marrjes së pushtetit nga Hafez Assad (babai i presidentit aktual), thuajse gjysmë shekulli më parë, është sjellë gjithnjë si mbrohtëse e komunitetit të saj duke e promovuar në krye të vendit. Por hapi i ri mbështetet te një dokument prej tetë faqesh i cili që në titullin “Deklarata e Reformës së Identitetit” synon të jetë njëfarë programi ideologjik dhe thuajse filozofik që ka për qëllim të përgatisë një rinovim të thellë të vendit që të garantojë bashkëjetesën paqësore ndërmjet elementëve të tij të ndryshëm entikë dhe fetarë. Dhe hapin e parë e kanë bërë vetë udhëheqësit alavitë që e kanë promovuar nismën.

Alavitët

Nuk duhet harruar se përbëjnë 12 përqind të popullsisë siriane (24 milionë përpara 2011-s). Zakonisht paraqiten si një “sekt” i lidhur me universin shiit, praktikat e veçantë të të cilëve si dhe ritualet gjysmë të fshehta i kianë mbajtur gjithnjë të ndarë nga shumica e sirianëve sunitë. Por tani deklarojnë se duan të hapen ndaj pjesës tjetër të vendit në emër të luftës kundër sektarizmit. Ndër të tjera iu referohen vlerave të përbashkëta të demokracisë moderne të “barazisë, lirisë dhe qytetarisë”. Ata shprehen në favor të një shteti laik që të garantojë lirinë e feve pa dallime. Në dokument përpiqen të sqarojnë edhe themelet e besimit të tyre, “që mbështetet vetëm tek ideja e adhurimit të Zotit” dhe te respekti i Kuranit “libri ynë i vetëm i shenjtë dhe referim i qartë ndaj identitetit tonë mysliman”. Së fundi, në një pasazh të rëndësishëm sqarojnë se e ardhmja e Sirisë së sotme është në duart e komunitetit ndërkombëtar.

Shifrat

Është ende e vështirë të verifikohet se sa vetë në komunitetin alavit janë dakord me dokumentin. Mund edhe të përfytyrohet se ai në njëfarë mënyre mund të jetë frymëzuar nga Moska, duke parë rëndësinë e politikës së Putinit, i cili me ndërhyrjen ushtarake të muajve fundit të krah regjimit të Assadit shmangu edhe masakrimin e komunitetit alavit, sepse deri në verën e kaluar dukej se milicit sunute reble ishin gati të fitonin. Megjithatë bëhet fjalë për një përpjekje interesante për të zgjidhur luftën në emër të laicizmit të politikës. Një hap për të cilin vendi (dhe bashkë me të e gjithë Lindja e Mesme) ka tepër nevojë. Një pjesë e komunitetit sunit, përveç drusëve, të krishterëve dhe kurdëve mund të atashohen lehtësisht. Edhe vetë Assadi mund të detyrohet që të pranojë.

Përshtati: Syri.net

Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Para
Korpusi Rinor  “Azem Hajdari” tani sjellin edhe këngën: Na prit o popull

Korpusi Rinor “Azem Hajdari” tani sjellin edhe këngën: Na prit o popull

PD: Kokëdhima po merr kalanë e Porto Palermos

PD: Kokëdhima po merr kalanë e Porto Palermos

Arian Galdini: LDE, partia e parë shqiptare që bën betimin e saj

Arian Galdini: LDE, partia e parë shqiptare që bën betimin e saj

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com