Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëvizja Vetëvendosje proteston kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë

2019/12/19 at 2:18 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëvizja Vetëvendosje proteston kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka paralajmëruar se do e presë me protesta presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili do të mbërrijë në vendin tonë ditën e nesërme për Samitin e “Mini-shengenit ballkanik”.

Ndërkohë, mbështetësit e Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë kanë vendosur dhe një pankart në hyrje të Hotel Rogner; “Një kriminel lufte, po vjen të pozojë si bamirës”.

Enes Sulstarova, kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, dekalori se Vuçiç është i padëshiruar në Tiranë dhe akuzoi kryeministrin Rama se po i shërben pastrimit të figurës së tij përballë ndërkombëtarëve.

“Në Shqipëri po bëhen disa aktivitete në formë bamirësie dhe kjo bamirësi është një shpërlarje që i bëhet figurës së tij si kriminel lufte sepse Vuçiç ka qenë ministër në qeverinë e Millosheviçit në 1999 kur janë bërë krime të llahtarshme ndaj shqiptarëve.Serbia asnjëherë nuk ka kërkuar falje për krimet që janë bërë. Janë 20 mijë gra të përdhunura, mbi 10 mijë civilë të vrarë, nga këta 1000 fëmijë. Janë 20 miliardë euro dëme që Serbia i ka shkaktuar Kosovës. Këto borxhe në vend që Serbia t’ia kthejë Kosovës, nesër dhe pasnesër Vuçiç do të udhëtojë nëpër Shqipëri duke u hequr si bamirës, duke u gjendur në këtë periudhë fatkeqësie për kombin shqiptar, duke shfrytëzuar këtë situatë të jashtëzakonshme ai duke marrë rolin e një bamirësi dhe këtë gjë ja lejon kryeministri ynë Edi Rama. Për këtë arsye ne nesër në 17:30 në lulishten “Qemal Stafa” përballë këtij hoteli do të thërrasim një aksion paqësor protestues për të thënë si qytetarë që Vuçiç është non grata në Shqipëri. Minishengeni është një nismë e dështuar që në nisje.Është një mini-minishengen sepse nga 6 vende vetëm 3 marrin pjesë. Kjo bëhet thjesht për ti lënë mundësi Serbisë për tu shfaqur si aktor paqeje në Ballkan kur Serbia është një aktor konfliktnxitës në Ballkan,-tha Sulstarova.

Vuçiç vjen në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, kjo për shkak se do të mbahet Takimi i Tretë Rajonal i Vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim mes Vuçiçit, Ramës dhe kryeministrit maqedonas Zoran Zaev vjen pas dy takimeve të tjera të zhvilluara në Novi Sad dhe Ohër./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën
Bota

Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën

1 Shtator, 2025 9:51 am
Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë
Aktualitet

Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

1 Shtator, 2025 9:40 am
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

1 Shtator, 2025 9:02 am
Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

1 Shtator, 2025 8:38 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

1 Shtator, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Shtator, 2025 8:00 am
Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

31 Gusht, 2025 10:27 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

31 Gusht, 2025 10:09 pm
Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
Bota

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

31 Gusht, 2025 9:18 pm
Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

31 Gusht, 2025 8:54 pm
Para
Instagram ndalon reklamimin e cigareve elektronike

Instagram ndalon reklamimin e cigareve elektronike

Paketa “anti-shpifje”, protestë përpara Kryeministrisë

Paketa “anti-shpifje”, protestë përpara Kryeministrisë

“Anti-shpifje”/Zyrtarët e PPE: Kthim mbrapa, frenojnë lirinë e medias

“Anti-shpifje”/Zyrtarët e PPE: Kthim mbrapa, frenojnë lirinë e medias

TE FUNDIT

Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën

Tërmet në Afganistan, mbi 600 persona humbin jetën
1 Shtator, 2025

Mbi 600 persona kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm që goditi Afganistanin. Mësohet se tërmeti ishte me mahnitudë...

Lexo më shumë

Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë
1 Shtator, 2025

Kineasti i njohur, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, i vlerësuar si një nga regjisorët shqiptarë më...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë
1 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta moshën 89-vjeçare të një prej figurave më të mëdha të...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti
1 Shtator, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare figurat më të mëdha të kinematografisë shqiptare, regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti. Lajmin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com