Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëvizja Vetëvendosje: Ndalja e Asociacionit ndal dialogun me Serbinë

2016/11/05 at 6:49 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lëvizja Vetëvendosje: Ndalja e Asociacionit ndal dialogun me Serbinë

Dialogu me Serbinë është ndalur dhe nuk e ka mbështetjen nga populli i Kosovës, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Ymeri e ka kritikuar qeverisjen aktuale në vend për, siç ka thënë, përpjekje për të zgjidhur vetëm një çështje brenda dialogut, që ndërlidhet me Asociacionin e Komunave Serbe, duke vlerësuar se temat e tjera të diskutuara nuk kanë pasur, siç ka thënë, një rëndësi të veçantë.


“Sot nuk ka vazhdim të dialogut me Serbinë, ky proces faktikisht është ndalur. Ndalja e ‘zajednicës’ e ndal edhe dialogun, natyrisht, sepse ky dialog ishte dialog për ‘zajednicë’. Temat e tjera ishin aty sa për sy e faqe, nuk kishte të bënte fare me normalizimin e marrëdhënieve, e aq më pak me njohjen e Kosovës nga Serbia apo me integrimin e qytetarëve serbë të Kosovës”, ka thënë Ymeri.

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, u komplikua menjëherë pas marrëveshjes së arritur në gusht të vitit të kaluar, pas një varg protestash të opozitës në vend.

Gjykata Kushtetuese e vlerësoi përputhshmërinë e marrëveshjes dhe nxori vendimin, sipas të cilit ajo është në një pjesë në s’përputhje me Kushtetutën e vendit. Sipas saj, çdo hartim i statutit të Asociacionit duhet të jetë në përputhje me vendimin e saj dhe mund të bëhet vetëm pasi ta ketë vlerësuar sërish vetë kjo Gjykatë.

Bashkësia e Komunave, ndërkaq asnjëherë nuk arriti të ridiskutohet, megjithëse zyrtarët e Qeverisë patën thënë se një ekip për krijimin e saj është emëruar dhe mund të fillojë së shpejti punën.

Po, zëvendësministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dialogu me Serbinë për proceset e nisura është duke vazhduar, megjtihëse ka nënvizuar se procesi për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe aktualisht nuk mund të vazhdoj pa plotësimin e disa kushteve.

“Puna [rreth] Asociacionit, nuk mund të zhvillohet në një vakum politik. Pra, nuk është puna veç e Vetëvendosjes, apo opozitës absolutisht. Por, ju e keni parë që kemi disa telashe me Listën Serbe. Pra, kemi disa telashe të tjera, të cilat kanë ndikuar dhe nuk është vetëm opozita. Ne e kemi obligim ligjor ta themelojmë Asociacionin dhe atë do ta themelojmë, por në kushte dhe rrethana me të favorshme”, është shprehur Gecaj.

Përplasjet mes pozitës dhe opozitës janë thelluar që prej arritjes së dy marrëveshjeve, njërës me Malin e Zi për demarkacionin dhe e dyta për Asociacionin. Të dyja kanë thelluar krizën në vend me Kuvendin që nuk ka arritur ende të përmbushë obligimet e tij, thonë njohës të rrethanave politike.

Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, Visar Ymeri, të shtunën drejtoi një varg kritikash në adresë të presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, siç ka thënë “ duke e mashtruar popullin për çështje të ndryshme”.

“Pas diskreditimit dhe delegjitimimit të plotë të tyre, nuk e thonë asnjë fjalë. Premtonin se do të integrohen plotësisht serbët e Kosovës, se do të na njohë Serbia, se do të avancojmë drejt Bashkimit Evropian, se do të liberalizohen vizat – asnjëra nga këto nuk ndodhi dhe prapë pretendojnë të vazhdojnë me rrugën e njëjtë”, është shprehur Ymei.

Por, zëvendësminsitri Gecaj në kundërpërgjigjen e tij ka thënë se subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, për më shumë se një vit i ka bllokuar shumë procese të rëndësishëm për vendin.

“[Visar Ymeri] vjen nga një lëvizje e cila ka ‘terrorizuar’ Kuvendin, institucionin më të lartë të Kosovës për pothuajse një vit. Ata të cilët kanë hedhur koktej molotovi mbi institucionet e Kosovës, por edhe në policët e Kosovës. Ata për një vit e kanë terrorizuar gjithë këtë popullatë, tash na flasin neve për një terrorizim të tillë. Vërtet, nuk e meritojnë asnjë koment”, ka deklaruar Gecaj.

Ndërmjet akuzash dhe kundër-akuzash, analistët thonë se liderët e partive politike në vend duhet të gjejnë një mënyrë për t’i ulur tensionet dhe për të tejkaluar dallimet rreth çështjeve që, siç thonë, janë të interesit të vendit.

Shoqëria civile, ndërkaq, ka provuar që të ulë në tavolinë të dyja palët për të gjetur zgjidhje për të paktën njërin problem, atë të demarkacionit.

/Radio Evropa e Lirë

Etiketa: asociacionikosovaserbiaVetëvendosje


Ju sugjerojmë

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

25 Nëntor, 2025 10:02 pm
Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
Aktualitet

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

25 Nëntor, 2025 9:18 pm
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
Bota

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

25 Nëntor, 2025 7:32 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

25 Nëntor, 2025 6:38 pm
Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës
Rajoni

Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës

25 Nëntor, 2025 6:18 pm
Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit
Aktualitet

Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

25 Nëntor, 2025 5:52 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

25 Nëntor, 2025 5:18 pm
Para
Video/ Adele qan teksa këndon për viktimat në Orlando

Adele rrëfehet për depresionin pas lindjes

Nisje e keqe për ekipet e kreut të Superligës

Nisje e keqe për ekipet e kreut të Superligës

Tre ditë para votimeve, kush po i kërcënon SHBA-të?

Tre ditë para votimeve, kush po i kërcënon SHBA-të?
















TE FUNDIT

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
25 Nëntor, 2025

Lidhur me rastin e së hënës ku dy persona në Orosh u arrestuan pas 12 orëve mosbindje ndaj policisë, Eugen...

Lexo më shumë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
25 Nëntor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen person “non grata” nga Greqia. Hoxha sqaroi me detaje...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
25 Nëntor, 2025

Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së...

Lexo më shumë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
25 Nëntor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen e paqes të mbështetur nga SHBA-të dhe është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com