Lëvizja e kryeministrit Rama me automjetin e blinduar Lincoln dy ditë më parë ka ngritur pikëpyetje rreth motivit pse ai zgjodhi të udhëtojë me të si dhe pronësinë e automjetit.
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi deklaroi ditën e djeshme se automjeti me targa TR 0370 T është në pronësi të vëllait të kryeministrit Rama.
LEXO EDHE – Bardhi zbulon kujt i përket mjeti i blinduar që Rama u largua nga selia PS
Sot ai i drejton tre pyetje kryeministrit ku ndër të tjera pyet se përse nuk bllokohet makina e blinduar e vëllait të tij dhe pse ai udhëton me makinë të blinduar.
“Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.
Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:
– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?
– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?
– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?”, shkruan Bardhi. /Opinion.al