Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëv premton: Do ketë spektakël, Franca nuk është Brazili

2016/07/07 at 12:13 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lëv premton: Do ketë spektakël, Franca nuk është Brazili

Sot Gjermania ka nevojë për eksperi encën e kapitenit të saj dhe Joakim Lëv e konfirmoi se Bastian Shvajnshtaiger do të jetë që nga minuta e parë në gjysmëfinalen ndaj Francës. Objektivi është i qartë: kampionët e katërfishtë të botës do tentojnë të fitojnë titullin e katërt edhe në kontinentin e tyre, por përballë do të kenë një skuadër shumë të fortë si Franca.

Ai pranon se të dy ekipet do të jenë në presion dhe se nuk do të ketë asnjë rezultat si ai që “pancerat” siguruan në gjysmëfinalen e Botërorit përballë vendit organizator dy vite më parë. “Franca nuk ka mbrojtjen e Brazilit të 2014-ës”, tha Joakim Lëv, i cili pavarësisht se thotë se nuk ka favorite, e pranon se skuadra e tij ka treguar më shumë këtë Europian sesa organizatorët.

Cili do të jetë formacioni i Gjermanisë ndaj Francës?

Bastian Shvajnshtaiger do të jetë titullar pa asnjë diskutim. Unë e kisha thënë edhe më parë. Nëse ai do të ishte gati, atëherë do të luante. Ai ka forcën fizike për të luajtur që nga minuta e parë. Në një betejë të tillë eksperienca është jashtëzakonisht e rëndësishme. Në stërvitjen e sotme të fundit (dje) ai e mbylli pa asnjë lodhje dhe pa asnjë ankesë dhimbjeje. E ka kaluar plotësisht dëmtimin. Nuk kam asnjë dyshim për formacionin që do të hedh në fushë. Dyshimet e vetme i kisha deri në mbrëmjen e së martës. Tani e kam të gjithë formacionin në kokë.

Për këtë ndeshje jeni pa Gomezin, Humelsin dhe Khedirën. Do të jetë e vështirë t’i zëvendësoni?

Të zëvendësosh këta tre lojtarë nuk është aspak e lehtë për ne. Prandaj është shumë e rëndësishme prezenca e Shvajnit me eksperiencën e tij. Ai la një përshtypje shumë të mirë ndaj Italisë. Do përpiqemi që t’i kompensojmë mungesat. Unë kam besim te lojtarët që do të jenë titullarë dhe ata që do të hyjnë gjatë lojës.

Çfarë kundërshtari është Franca?

Franca është një skuadër shumë fleksibël dhe e fortë në sulm. Mos gaboj, ata kanë efikasitetin më të lartë përpara porte në këtë turne dhe mendoj se do të luajë dhe shtyjë me të gjithë forcat e saj në sulm. Ne duhet të jemi kompaktë. Do të jetë e vështirë për ne nëse u lejojmë korridore francezëve.

Ka pika të dobëta kjo Francë, të cilat Gjermania do përpiqet që t’i shfrytëzojë?

Çdo skuadër ka pika të dobëta dhe probleme në lojën e saj. Skuadra perfekte nuk ekziston. Ata dominuan Islandën dhe luajtën shkëlqyeshëm ndaj tyre, por sërish shfaqën dobësi dhe ne i kemi identifikuar pikat e tyre të dobëta gjatë asaj ndeshjeje në mënyrë që t’i shfrytëzojmë. Por unë nuk mund të hyj në detaje në këtë konferencë, për t’i lënë disa gjëra surprizë për ndeshjen.

Cila do të jetë favorite?

Ne jemi skuadra më e fortë me të cilën Franca është përballur deri në këto momente këtë Europian dhe do të japim gjithçka që të shkojmë në finale. Por unë mendoj se Franca është një skuadër më e fortë se ajo që ne mundëm në Botërorin e 2014-ës në çerekfinale. Do të jetë një ndeshje shumë, por shumë më interesante dhe me më tepër raste shënimi sesa ajo me Italinë. Ne nuk jemi favoritët, sepse luajmë në shtëpinë e tyre. Nuk ka favorite dhe roli i të qenit favorite nuk ka asnjë ndikim. Të dyja skuadrat kanë cilësitë e tyre dhe do përpiqen t’i shfaqin ato në fushë.

Çfarë do të vendosë në këtë gjysmëfinale për të shkuar më tej?

Do të jetë një çështje vullneti. Sepse, sa i përket motivimit, nuk do ketë asnjëra nga ekipet problem për të qenë në 100%. Është çështje vullneti dhe lojtarët tanë do të japin gjithçka ata kanë në arsenalin e tyre. Këto janë ndeshje ku motivimi është shumë i rëndësishëm. Mund të shkojmë në shtesë dhe atje vendosin detajet, por në fillim çdo lojtar duhet të jetë i motivuar për të dhënë gjithçka ai mundet.

Mund të heqim një paralele me gjysmëfinalen e Botërorit të shkuar në Brazil, ku Gjermania shkatërroi vendin organizator 7-1? A mund të përsëritet një rezultat i tillë?

Një kombëtare është mësuar të luajë me ndjenjën e presionit. Brazili ishte një situatë, e cila nuk do të përsëritet në një gjysmëfinale së shpejti. Ata u shokuan, pasi pësuan 2-3 gola në vetëm pak minuta. Franca është një skuadër shumë më solide në mbrojtje sesa Brazili dy vite më parë.

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Lubonja: Po vdes në një dhomë konvikti, mjekohem me ilaçe të skaduara

Lubonja: Po vdes në një dhomë konvikti, mjekohem me ilaçe të skaduara

Shega, dardha, hurma dhe kivi, ja sëmundjet që mund të parandalojnë

Shega, dardha, hurma dhe kivi, ja sëmundjet që mund të parandalojnë

Një portier 17 vjeçar në Serinë B italiane, ja për kë bëhet fjalë

Një portier 17 vjeçar në Serinë B italiane, ja për kë bëhet fjalë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com