Pas zgjedhjeve presidenciale dhe shpalljes së Donald Trump si fitues shumë fëmijë amerikanë kanë shkruar letrat e tyre dhe ja kanë drejtuar atij.
Një fushatë online në Facebook, e krijuar nga një nënë nga Seattle, e cila quhet Molly Spence Sahebjami, ka ftuar fëmijët të dërgojnë aty letrat këshilluese për Trump.
Grupi i rrjetin social me emrin “Dear President Trump: Letters from Kids about Kindness” (I dashur President Trump: Letra nga fëmijët për mirësjelljen” ka gati 10 mijë anëtarë.
Në përshkrimin e faqes thuhet se ideja është që fëmijët nën 18 vjeç të shkruajnë letra për presidentit e zgjedhur Trump në të cilat të tregohet për rëndësinë e të qenit i sjellshëm me njerëzit e tjerë./opinion.al