Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letrat e rralla të Dritëro Agollit për gruan e jetës: Tani s’ka më tërc mërc

2018/01/11 at 11:16 AM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Letrat e rralla të Dritëro Agollit për gruan e jetës: Tani s’ka më tërc mërc

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli në facebook-un e saj e ka kujtuar shpesh të atin me veprat që ai la pas. Së fundmi ajo ka publikuar 3 letra të shkurtra dashurie të cilat ai ja kishte dërguar Sadijes, gruas së tij të shtrenjtë ndër vite.

Janë tre copëza letrash të bukura sa s’ka…

“E dashur Sadije,
U ktheve në shtëpi e lodhur, po me fitore. U bëre zyrtarisht gruaja ime. S’ka tani tërc mërc. Emrin tim e ke edhe në pashaportë. Bëjmë shaka, se s’ka ndonjë rëndësi një vulë e thatë. Ne edhe sikur mos e kishim atë vulë prap bashkë do të ishim .

Dje, pas celebrimit tonë të famshëm, unë kam qirasur gjithë ata njerëz. Të trashëgohesh, thosh njeri; të trashëgohesh, thosh tjetri. Sikur ne u fejuam dje! Siç duket ajo e djeshmja paska rëndësi dhe u quajtka si martesë.
Lutjen a e bëre? Mos e lër pas dore dhe mos i nënvleftëso formalitetet, si unë, se ngatërron punën siç e ngatërrova unë në zyrën e gjendjes civile në Shkodër. Po më mirë që e bëmë celebrimin në Tiranë, u bë më natyrshëm e më njerzishëm. Edhe Qakua me Vaskën ishin simpatikë.
Eja papritur ndonjëherë.
Të puth shumë
Dritëro
7.1.1965

” Ngrive ti sot tek autobuzi, moj e dashur ; dimri është stinë e vështirë për dashnorët ! Sa marr udhën për në shtëpi, mendoj për të ardhur prap tek ti. Mua gjithnjë kur nisem më vjen keq që ndahem, dhe pa marrë biletën them me vehte:sikur mos ketë bileta e të ik pasdite !( megjithëse duhet ikur në mëngjez).

Sonte binte dëborë. Dolla në rrugë me republikën e plakut, megjithëse është e vjetër, po ç’t’i bënja se më ngrinte koka. Ti ke të ftohtë? Atëherë po të puth fort që mos kesh të ftohtë.

Yti Dritëro
8 janar 65

“E dashur Sadije , si je , moj gruaja ime e shtrenjtë? Je bërë fare dembele , as shkruan letra , as na vjen nga Tirana . Unë rri këtu vetëm e mërzitem për ty . Kur vij ndonjëherë vonë, në dhomë s’ka dritë, në dhomë është ftohtë. Atëherë them me vehte se po të ishte Sadija ime e dashur nuk do të mbretëronte kjo gjëndje !

Prushi në mangall po më shuhet . Në dhomë po bën ftohtë. Më duket sikur jam brenda në ujë, si peshqit e mij në akuarium .Dua të mbulohem me jorgan, pra, që t’i shpëtoj këtij të ftohti. Prandaj natën e mirë.
Të puth shumë
Dritëro
10.1.1965

Etiketa: dritero agolliletrasadijes

Ju sugjerojmë

Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve
Aktualitet

Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve

21 Korrik, 2025 10:03 am
‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..
Aktualitet

‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..

21 Korrik, 2025 9:45 am
‘U detyrova të ndërhyj’/ Rama: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, të domosdoshme
Aktualitet

‘U detyrova të ndërhyj’/ Rama: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, të domosdoshme

21 Korrik, 2025 9:32 am
‘Bankers’, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujë të zi, u heq kapelën! Na detyrohen..
Aktualitet

‘Bankers’, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujë të zi, u heq kapelën! Na detyrohen..

21 Korrik, 2025 9:23 am
Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit
Aktualitet

‘Mbete te 7×7!’/ Rama me batuta: More Lul, ku je o artist! S’po më ndjek më

21 Korrik, 2025 9:20 am
‘Tiranës prej kohësh i mungon drejtimi’/Rama: Kjo, histori tjetër,do ta diskutojmë..
Aktualitet

‘Tiranës prej kohësh i mungon drejtimi’/Rama: Kjo, histori tjetër,do ta diskutojmë..

21 Korrik, 2025 9:11 am
Rama: ‘Vijë të padukshme’, 70% e hapësirave për qytetarët, 30% për bizneset
Aktualitet

Rama: ‘Vijë të padukshme’, 70% e hapësirave për qytetarët, 30% për bizneset

21 Korrik, 2025 9:03 am
Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit
Aktualitet

Hapësirat/ Rama: Gjatë fushatës pashë në Tiranë zgjerim të njësive të shërbimit

21 Korrik, 2025 8:50 am
Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate..
Aktualitet

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate..

21 Korrik, 2025 8:40 am
Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024
Aktualitet

Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024

21 Korrik, 2025 8:36 am
Para
Familja në Lezhë hap dyert e mortit, kosovari u vrau dy vajzat në Zvicër

Familja në Lezhë hap dyert e mortit, kosovari u vrau dy vajzat në Zvicër

Nikolla: Vëmendja do të përqëndrohet për kualifikimin e mësuesve

Nikolla: Më 1 shkurt në të gjitha shkollat publike ndryshon programi mësimor

Foto/ Trishtimi i nënës në shtratin e vajzës me kancer: Duhet të varros brenda pak ditësh këtë krijesë të mrekullueshme dhe më pas babanë tim

Foto/ Trishtimi i nënës në shtratin e vajzës me kancer: Duhet të varros brenda pak ditësh këtë krijesë të mrekullueshme dhe më pas babanë tim

TE FUNDIT

Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve

Kontrolle në Elbasan, zjarri te mbetjet “nën lupën” e hetuesve
21 Korrik, 2025

Kontrolle e verifikime në Elbasan mëngjesin e kësaj të hëne, 21 korrik. Siç raporton gazetari i Klan News, Fatos Salliu,...

Lexo më shumë

‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..

‘Thethi nuk është vendi për resorte turistike’/Rama: Fantazi e njerëzve me..
21 Korrik, 2025

Gjatë ditës së sotme kryeministri i është përgjiur aludimeve aludimeve se në Theth do të ndërtohen resorte turistike, ndaj u...

Lexo më shumë

‘U detyrova të ndërhyj’/ Rama: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, të domosdoshme

‘U detyrova të ndërhyj’/ Rama: Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, të domosdoshme
21 Korrik, 2025

‘Dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë e vendit ishin të domosdoshme’ Kështu u shpreh kryeministri Rama, ditën e sotme në rubrikën...

Lexo më shumë

‘Bankers’, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujë të zi, u heq kapelën! Na detyrohen..

‘Bankers’, Rama: Prokuroria t’i nxjerrë ujë të zi, u heq kapelën! Na detyrohen..
21 Korrik, 2025

Në rubrikën ‘Sy m’Sy’ Kryeministri Edi Rama komenton çështjen e ‘Banker’. Kreu i qeverisë thotë se ‘shyqyr që erdhi dita...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com