Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra-Tifozët Kuq e Zi/ Na keni keqtrajtuar,kështu nuk vazhdohet më

2015/11/18 at 11:54 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Letra-Tifozët Kuq e Zi/ Na keni keqtrajtuar,kështu nuk vazhdohet më

Grupimi “Tifozët Kuq e Zi” nuk e ka përtypur dot dhunën e ushtruar nga Policia gjatë dhe pas ndeshjes miqësore që Shqipëria luajti kundër Gjeorgjisë në “Qemal Stafa”. Dhunë e cila sipas tyre nuk është e para në këto eliminatore. Në një letër të postuar në facebook, ata bëjnë me akuzë Policinë dhe Federatën dhe lënë të kuptojnë se nëse kjo dhunë vazhdon atëherë me shumë gjasa do të bojkotojnë pjesëmarrjen në stadium në ndeshjet e radhës që Shqipëria do të luajë. Me poshtë letra…

Të nderuar tifoza,

Duke parë se dhuna, terrori dhe sjellja kafshërore e policisë dhe organeve të sigurisë ndaj Tifozave Kuq e Zi nuk kanë të ndalur, jemi të dytruar që të dalim më këtë komunikatë:

Ndeshja miqësore e ditës së hënë, mes Kombëtares tonë dhe Gjeorgjisë, i vuri kapakun një rutine kur për çdo ndeshje anëtarët tanë, do të dhunoheshin, burgoseshin dhe shtypeshin barabarisht.

Dhuna policore nuk është e tanishme, ajo ka nisur kaherë, madje ka kaluar nëpër disa etapa. Si fillimi i një organizimi skandaloz dhe paralajmërim I një terrori radikal që do niste, ishte ndeshja kualifikuese Shqipëri-Portugali. Aty u zhveshëm, na u hoqën simbolet tona kombëtare dhe nuk na u lejuan koreografitë dhe mjetet tjera tifozërike.

Më pas erdhi ndeshja “apokaliptike”, kundër serbisë, ku të gjithë jemi të vetdijshëm për atë çfarë nddodhi aty, qysh prej trajtimit para portave hyrëse të stadiumit, ndalimin e veshjeve me figura kombëtare e deri te mbushja e stadiumit me tifozë me kollare.

Ne pas secilës ndeshje të sipërpërmendur, kemi reaguar nëpërmjet komunikatave tona publike, përmes kanaleve private me zyrtarë të FSHF-së por edhe me zyrtarë të policisë së shtetit. Asnjëra nga këto nuk u mor kurrë seriozisht.

Avazi vazhdoj, edhe në ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë, pavarësisht marrëveshjeve paraprake me FSHF-në si organizatore e ndeshjes na u ndalua koreografia që I kushtohet anëtarit tonë Ismail Morinës (Ballistit).

Koreografia (shih foton e bashkangjitur), me mesazhin “Prezent” nuk përmbante asnjë mesazh racist ose ndonjë mesazh tjetër që është i ndaluar me rregullat e UEFA-së dhe me ligjet e shtetit shqiptar, për më tepër për protagonistin në fjalë nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë.

Gjithë këta faktorë para dhe gjatë kësaj ndeshje neve na shtynë që të protestojmë dhe në shenjë proteste hapëm nje mesazh me mbishkrimin “Ku i keni tifozët” duke aluduar në “ tifozët me kollare”. Mesazhi u dha, dhe anëtarët tonë bashkë me përfaqësuesit filluam të dalim jashtë stadiumit.

Gjithashtu, një mesazh në gjuhën frenge “La liberté ne meurt pas par les balles, l’Albanie avec la France!” (Liria nuk vdes nga plumbat” Shqipnia meFrancen) për ngjarjet e fundit në Paris.

Tek porta D1, në dalje, anëtarët tanë janë tërhequr zvarrë, janë rrahur brutalisht madje dhe janë shoqëruar 6 prej tyre në komesariat. Gjatë gjithë rrugës, por edhe në godinën e komesariatit të arrestuarit janë maltretuar, janë fyer në baza familjare dhe janë goditur në mënyrat më të dhunshme.

Gjatë gjithë këtyre ngjarjeve, FSHF nuk del e amnistuar, pasi si bartëse kryesore e organizimit çdohere për punën e koreografisë, dhe banderolave të tjera luan ping-pong me policinë e shtetit, duke hedhur fajin te njëra tjetra, dhe asnjëherë takim trepalësh, TKZ-Federatë-Polici.

Kërkojmë nga organet përgjegjëse që të merren masat ndaj policëve që kanë dhunuar shokët tanë, të cilët janë lehtë të identifikueshëm nëpër pamjet filmike, gjithashtu edhe FSHF-ja të marrë përgjegjësit e veta si organizatore kryesore e ndeshjes.

Ju sugjerojmë

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

21 Nëntor, 2025 9:10 pm
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Aktualitet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

21 Nëntor, 2025 9:00 pm
Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
Kronikë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

21 Nëntor, 2025 8:58 pm
Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren
Aktualitet

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren

21 Nëntor, 2025 8:52 pm
Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala
Aktualitet

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala

21 Nëntor, 2025 8:43 pm
Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
Bota

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

21 Nëntor, 2025 7:13 pm
Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
Aktualitet

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

21 Nëntor, 2025 6:28 pm
Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
Bota

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

21 Nëntor, 2025 5:24 pm
Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
Kryesore

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 4:08 pm
“Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë
Kryesore

“Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë

21 Nëntor, 2025 4:06 pm
Para
Ky byzylyk ul nivelin e stresit

Ky byzylyk ul nivelin e stresit

Ervin Bulku, cila do të jetë e ardhmja?

Ervin Bulku, cila do të jetë e ardhmja?

E bukura e gazetarisë rozë ne Kosovë përfundon në spital

E bukura e gazetarisë rozë ne Kosovë përfundon në spital

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
21 Nëntor, 2025

Këshilli i Ministrave ka dërguar kërkesën në Gjykatë Kushtetuese për çështjen Balluku. Katër janë kërkesat e qeverisë në dokumentin e...

Lexo më shumë

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
21 Nëntor, 2025

Situatë e rënduar nga reshjet e dendura të shiut në fshatin Sheqeras. Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
21 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin Milot–Rreshen përgjatë rrugës së Kombit. Një kamion është përplasur me një autoveturë,...

Lexo më shumë

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren
21 Nëntor, 2025

Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri të përforcuar për shkak të motit të keq. Shërbimet e Policive Vendore,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com