Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra/ Senatorët informojnë Sekretarin e Shtetit: Reforma në Drejtësi në favor të Ramës. Te hetohen fondet e USAID

2017/03/15 at 11:02 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Letra/ Senatorët informojnë Sekretarin e Shtetit: Reforma në Drejtësi në favor të Ramës. Te hetohen fondet e USAID

Sekretari amerikan i Shtetit Tillerson është njohur për konfliktet politike në Shqipëri që janë shkaktuar pas hartimit të reformës në drejtësi. Senatori republikan Mike Lee dhe 5 senatorë të tjerë kërkojnë të hetohet për fondet amerikane që po përdoren për mbështetjen e grupeve politike të caktuara në Shqipëri.


“Gjatë muajve të fundit, zyrtarë të zgjedhur dhe lider politikë të vendeve të huaja kanë ardhur tek unë me lajme dhe raporte zhgënjyese për veprimtarinë e SHBA në vendet e tyre. Aty përfshihen njoftime për diplomatë që bëjnë favore politike, për fonde të USAID-it që mbështesin aktivistë politikë ekstremistë e disa herë të dhunshëm për qeverinë amerikane që punon për anashkalimin e të moderuarve dhe konservatorëve në rolet udhëheqese”, thotë Senatori Lee në letrën për Tillerson.

Më tej shkruhet: “Lider të respektuar nga Shqipëria kanë pasur ankesa të ngjashme për diplomatë amerikanë dhe organizata të përkrahura nga Soros që nxitin për rezultate të caktuara politike në vendin e tyre. Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto reforma kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.

Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare”, shkruan senatori amerikan.

“Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe për rritjen e fuqisë së grupeve kriminalë dhe të trafikut të drogës në vend.”, shkruhet më tej.

***

Letra e plotë

I dashur Sekretar Tillerson

Urime për konfirmimin tuaj të kohëve të fundit si Sekretar i Shtetit. Ne mirëpresim bashkëpunimin me ju në lidhje me çështjet e shumta të politikës së jashtme me të cilat do të përballet kombin ynë në vitet që vijnë.

Siç jeni padyshim në dijeni, Maqedonia ka qenë e zhytur (përfshirë) në procesin e ndërtimit të qeverisë së saj të koalicionit pas zgjedhjeve të mbajtura në dhjetor 2016. Për fat të keq, ne kemi marrë njoftime të besueshme se, gjatë viteve të fundit, Misioni i SHBA ka ndërhyrë në mënyrë aktive në politikat partiake të Maqedonisë, si dhe në formësimin e mjedisit mediatik dhe shoqërisë civile atje, shpesh duke favorizuar grupe me prirje të majta politike mbi të tjerët. Ne i vlerësojmë këto raportime dekurajuese dhe, nëse janë të vërteta, tejet problematike.
Disa letra i janë dërguar kohët e fundit ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni të cilat ngrejnë pikëpyetje mbi rolin që Misioni i SHBA në Maqedoni luan në shpërndarjen e ndihmës së huaj të SHBA-së në Maqedoni, mbi peizazhin vazhdimësisht të trazuar politik të Maqedonisë, dhe në formimin e mjedisit mediatik dhe shoqërisë civile në Maqedoni. Përgjigjet për këto letra nuk e kanë lehtësuar shqetësimin tonë.

Pjesa më e madhe e aktivitetit në Maqedoni ka qenë e përjetësuar përmes fondeve të USAID-it të dhëna për subjekte zbatuese si fondacioni i George Soros “Shoqëria e Hapur”. Si marrësi i shpërblimeve të shumta në formën e granteve dhe duke shërbyer si një kontraktues i USAID duke zbatuar projekte në këtë vend të vogël me 2.1 milionë banorë, ndihma jonë e huaj financuar nga taksapaguesit shkon larg, duke lejuar që Fondacioni Shoqëria e Hapur;- Maqedoni të nxisë një axhendë progresive dhe të forcojë politikën e majtë. Ndihma jonë e huaj duhet të përdoret vetëm për të nxitur një axhendë politike, nëse kjo është në interes të sigurisë ose ekonomisë së vendit tonë për ta bërë këtë, dhe madje edhe në këtë rast, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të respektueshëm në një përpjekje të tillë. Ne duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm në promovimin e politikave që mbeten të diskutueshme edhe në vendin tonë dhe që kanë potencial të dëmtojnë marrëdhënien me qytetarët e vendeve përfituese.

Ky problem nuk është i kufizuar vetëm në Maqedoni, por duket se ndjek një model aktiviteti alarmues në këtë rajon të paqëndrueshëm. Liderë të respektuar nga Shqipëria kanë pretendime të ngjashme ndaj diplomatëve amerikanë dhe organizatave të mbështetura nga Soros të cilët shtyjnë për rezultate të caktuara politike në vendin e tyre. Fondacioni Shoqëria e Hapur – Albania (OFSA) dhe ekspertët e tij, me financim nga USAID-i, kanë krijuar dokumentin e diskutueshëm strategjik për reformën gjyqësore shqiptare. Disa udhëheqës besojnë se këto “reforma” kanë si qëllimin përfundimtar për ti dhënë Kryeministrit dhe të majtës së qendrës kontroll të plotë mbi pushtetin gjyqësor.

Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend të NATO-s janë të qarta dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm në prag të zgjedhjeve parlamentare këtë vit është i lartë. Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare të rritjes së korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe rinovimit të forcës së trafikut të drogës dhe grupeve e organizuara kriminale në vend.

Me këto dhe situata të tjera në mendje, është shqetësuese se kjo sjellje duket të jetë parazgjedhur prej shumë nga ambasadat tona, misionet e ndihmave, dhe zyrat diplomatike në të gjithë botën. Herë pas here, udhëheqësit e huaj që vizitojnë Uashingtonin kanë shprehur shqetësime tek ne se si fondet e taksapaguesve amerikanë janë duke u përdorur në mënyrë jo produktive në vendet e tyre respektive. Situata në Shqipëri dhe Maqedoni janw shembull aktual i kësaj, por ne kemi dëgjuar shqetësime të ngjashme edhe nga vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës.

Me respekt ju kërkojmë që ju të përdorni autoritetin tuaj për të hetuar të gjitha fondet që lidhen me promovimin e demokracisë dhe qeverisjes dhe të rishqyrtoni programet, llogaritë dhe shumëllojshmërinë e subjekteve të SHBA-ve të përfshira në aktivitete të tilla. Ne duhet të shfrytëzojmë këtë moment kritik – fillimin e një administrate të re – për të shqyrtuar se si të gjitha dollarët tona të taksapaguesve janë duke u shfrytëzuar në mënyrë që të ndalojmë aktivitetet që nxisin trazirat politike, mosrespektimin e sovranitetit kombëtar dhe shoqërisë civile, të cilat cojnë drejt minimit të përpjekjeve tona për të ndërtuar marrëdhënie të dobishme ndërkombëtare.

Ne mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit me ju dhe shpresojmë të nisim një marrëdhënie të dëshirës reciproke për llogaridhënie dhe transparencë në ndihmë tonë të huaj dhe programet diplomatike.

Siqerisht
Michael S. Lee
James M. Inhofe
Thom Tills
Ted Cruz
David A. Perdue
Bill Cassidy, M.D

Etiketa: fonde USAIDleterMike Leereforma ne drejtesisenatore amerikaneSOROSTillerson


Ju sugjerojmë

Vrau aktivistin Charlie Kirk, kush është autori i dyshuar
Bota

Vrau aktivistin Charlie Kirk, kush është autori i dyshuar

12 Shtator, 2025 4:11 pm
SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat
Rajoni

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat

12 Shtator, 2025 3:53 pm
“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk
Bota

“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk

12 Shtator, 2025 3:24 pm
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar
Bota

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar

12 Shtator, 2025 2:44 pm
“Shkak veprimet e Kurtit”,  SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Kryesore

“Shkak veprimet e Kurtit”, SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

12 Shtator, 2025 2:21 pm
Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit
Rajoni

Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

12 Shtator, 2025 2:12 pm
40 mijë ushtarë në terren, mbyllet kufiri Poloni-Bjellorusi
Bota

40 mijë ushtarë në terren, mbyllet kufiri Poloni-Bjellorusi

12 Shtator, 2025 2:07 pm
Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet
Sport

Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet

12 Shtator, 2025 1:46 pm
Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues
Politikë

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

12 Shtator, 2025 1:39 pm
Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë
Politikë

Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë

12 Shtator, 2025 12:51 pm
Para
Donald Lu: OK, Xhafës si minister i Brendshëm

Donald Lu: OK, Xhafës si minister i Brendshëm

Video/ Zjarr në Biblioketën Kombëtare

Video/ Zjarr në Biblioketën Kombëtare

Video/ Zaimina flet për herë të parë për propozimin që mori në Maldive, shikoni unazën

Video/ Zaimina flet për herë të parë për propozimin që mori në Maldive, shikoni unazën
















TE FUNDIT

Vrau aktivistin Charlie Kirk, kush është autori i dyshuar

Vrau aktivistin Charlie Kirk, kush është autori i dyshuar
12 Shtator, 2025

Autoritetet amerikane kanë identifikuar të dyshuarin për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk si Tyler Robinson, 22 vjeç, banues në...

Lexo më shumë

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat
12 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë...

Lexo më shumë

“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk

“Të dënohet me vdekje”, Trump konfirmon: Arrestohet autori i vrasjes së Charlie Kirk
12 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se autori i dyshuar i vrasjes me armë të aktivistit konservator, Charlie Kirk, është...

Lexo më shumë

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar
12 Shtator, 2025

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dënoi sulmet e fundit kundër kryeqytetit të Katarit Doha, por nuk e përmendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com