Gjyqtarja Fildes Hafizi, e cila u ekzekutua mesditën e sotme nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, i ka dërguar një vit më parë ambasadorit të SHBA-ve Donald lu, një letër. Në letër ajo kërkonte ndihmën e tij për shkak të situatës në të cilën ndodhej. Ajo ndihej e rrezikuar se nga momenti në moment ish-bashkëshorti mund ta vriste, edhe pse ai ja doli me sukses ditën e sotme.
Referuar letrës së siguruar ekskluzivisht nga “BalkanWeb”, Hafizi shkruan ndër të tjera se ndihet e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve të ish-burrit ndaj i drejtohet Donald Lu me argumentin se “nuk kam më se kujt t’i drejtohem. Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër. Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj”.