Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra prekëse e një tifozi shqiptar për Lorik Canën

2016/06/23 at 4:22 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Letra prekëse e një tifozi shqiptar për Lorik Canën

Lorik Cana ka vendosur t’i japë lamtumirën kombëtares shqiptare të futbollit, një vendim i cili sado i pritshëm që të ishte, ka mërzitur shumë tifozë të kapitenit të kuqezinjve. “SuperSport” ka publikuar një letër prekëse të një tifozi shqiptar, i cili ka dashur t’i shprehë falënderimet e tij kapitenit për atë që ka dhënë në fushën e lojës, e jo vetëm, gjatë këtyre viteve.


Letra e plotë e tifozit Edhe pse e di që nuk ke për ta lexuar kurrë, dërgimi i kësaj letre në këtë adresë gjithsesi më duket si një fare çlirimi Nuk munda ta besoj, ishte dyfish më e hidhur sesa eliminimi teksa mora vesh lajmin se ti do të largohesh nga kombëtarja. Nuk e di, jam thjesht pa fjalë dhe pse e dija fare mirë që kjo mund të ndodhte tani, por shpresoja shumë që të shtyhej të paktën dhe për një edicion tjetër.

Jam rritur me videot dhe ndeshjet e tua Lorik. Gjithmonë kur isha më i vogël dhe kërkoja për ndonjë prej lojtarëve shqiptarë në Youtube i vetmi opsion ishte emri Lorik Cana. Kërkoja dhe gjeja pafundësisht video për ndërhyrjet e tua thuajse spektakolare dhe për grintën tënde duke më bërë mjaftueshëm krenar për kombësinë time. Nëse Cana i ri do i përkiste kësaj periudhe do të ishe si Thiago Silva e jam i bindur që kartoni yt do të vlente më shumë sesa 50 mln euro.

Sa e sa ndeshje të Lacios të ndjekura, thuajse çdo ndeshje të kampionatit italian dhe pse kam zero interes për atë si klub vetëm për të parë paraqitjet e tua e për t’u krenuar me to. Dhe tani që mendoj që do të largohesh nga ne më duket sikur po marr vesh lajmin se kombëtarja shqiptare do të përjashtohet për disa vite nga aktivitetet futbollistike.

Po, po është e vërtetë që e ke marrë kombëtaren nga një gjendje thuajse amatore ku ishim nga vendi i 90 në FIFA dhe diçka më lart në UEFA dhe po ikën tani duke na lënë të 18 e Europës. Na ke lënë në duar të sigurta kapiten, por jo në njeriun udhëheqës të ekipit. Atë nuk e kemi ende. Nuk e kemi pasi në të kundërt kur ti mungoje ndaj Francës, tifozat nuk do të jepnin 100 alternativa për mbajtjen e shiritit por siç ndodhte më parë emri do të ishte një dhe i vetëm.

Më vjen kaq keq që luftove një karrierë të gjithë për këtë ditë përfaqësimi në Europian duke refuzuar kombëtare aq të mëdha për një kombëtare fare të vogël, modeste dhe në fund kur mrekullia ndodhi, ti luajte vetëm 35 minuta. Sa i paparashikueshëm dhe i padrejtë që është ky fati. Megjithatë ti zgjodhe të ishe një luan në pyllin tonë dhe jo një dele në kopenë e të tjerëve.

Nga sot e tutje nuk do ta kemi më një udhëheqës në kombëtare. Nuk e di, nuk e imagjinoj dot këtë kombëtare pa emrin e Canës, pa ato ndërhyrjet që vetëm ti di ti bësh, pa atë entuziazmin tënd që vetëm duke të parë karikon gjithë tifozerinë shqiptare.

Ndoshta për aftësitë e tua ka pasur kohë, vitet e fundit që ishte lehtësisht i zevendësueshëm në ekip kombëtar pasi dhe vitet bëjnë të tyren dhe prurjet fatmirësisht janë të shumta por vetëm fakti që ti ishe një lider nuk mund të niste ndeshja pa ty titullar. Tani shpresoj edhe ëndërroj që një ditë sërish të shoh, jo shumë larg, pjesë të kësaj kombëtareje duke na drejtuar nga pankina si trajner. Je krenaria dhe legjenda e gjithë historisë të kombëtares shqiptare!



Ju sugjerojmë

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:19 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
Bota

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

29 Maj, 2025 8:44 pm
Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur
Politikë

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur

29 Maj, 2025 8:26 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Netanyahun: Mos ndërhy në negociatat me Iranin

29 Maj, 2025 7:49 pm
Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar
Aktualitet

Rama takon Von der Leyen: Mike e çmuar

29 Maj, 2025 7:41 pm
Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë
Bota

Ndalohet pirja e duhanit në vendet e hapura publike në Francë

29 Maj, 2025 7:37 pm
Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital
Aktualitet

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital

29 Maj, 2025 7:10 pm
“Protestë kundër poshtërimit”, çfarë paralajmërojnë shqiptarët në Britaninë e Madhe
Bota

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri

29 Maj, 2025 7:00 pm
“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, SHBA heq vizat për studentët kinezë
Bota

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste”, SHBA heq vizat për studentët kinezë

29 Maj, 2025 6:38 pm
Para
Video/ Kombëtarja me autobus të hapur drejt Tiranës

Video/ Kombëtarja me autobus të hapur drejt Tiranës

Rita Ora paraqitet e tmerruar në gjykatë, ja dëshmia e saj

Rita Ora paraqitet e tmerruar në gjykatë, ja dëshmia e saj

E fundit/ Sulm në një kinema në Gjermani, 25 të plagosur

E fundit/ Sulm në një kinema në Gjermani, 25 të plagosur

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
29 Maj, 2025

Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi sesi Arben Kotollaku, polic rrugor dhe vëllai i ish-gjyqtares së...

Lexo më shumë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
29 Maj, 2025

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është...

Lexo më shumë

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte
29 Maj, 2025

Ushtria ruse ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit duke i sulmuar me dronë shënjestrat civile në rajonin jugor...

Lexo më shumë

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur

Bylykbashi: Ky sistem zgjedhor duhej zhdukur
29 Maj, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi për gazetarin Drini Zeqo, në studion e Klan News se fillimisht PD duhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com