Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra prekëse e nënkampionit të botës: Jetoj me pensionin e nënës, s’kam punë dhe as shkollë

2017/12/14 at 12:26 PM
në Kryesore, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Letra prekëse e nënkampionit të botës: Jetoj me pensionin e nënës, s’kam punë dhe as shkollë

Ish nenkampioni i botës në peshëngritje Ilir Suli ka drejtuar një mesazh të ndjerë dhe një letër publike të gjithë shqiptarëve. Ai tregon se aktualisht ndodhet në vështirësi të mëdha ekonomike dhe se jeton vetëm me pensionin e nënës.


Suli duket i zhgënjyer me shtetin shqiptarë dhe shprehet se pavarësisht se i ka sjell fitore dhe lavdi vendit të tij askush nuk i kthen sytë nga ai.

Më tej  ai thotë se nuk mund të siguroj dot një punë për shkak se nuk ka shkollë.

Letra e plotë e Ilir Sulit

“Unë jam Ilir Suli. Dhjetë vjet më parë ata që do të njihnin këtë emër do të ishin shumica, sot dyshoj…
Unë kam qënë nënkampion bote në peshëngritje. Ka qënë një kohë që kam qënë krenaria e këtij kombi. Por jeta në këtë vend e solli që sot, unë vetëm si nënkampion bote të mos dukem.

Sigurisht që unë nuk jam perfekt, bile jam larg saj. Jam njeri problematik edhe me vese, por ama shikojini pak duart e mia. Të gjitha këto medalje janë vite pune, stërvitje, lodhje dhe sakrifice. Të gjitha këto kupat janë brohoritje, përgëzime, përqafime, puthje e duartrokitje biles edhe politikanësh. Ku janë sot?!

Falë gabimeve të mia dhe kokëfortësisë që më karakterizon një ditë rashë nga maja e Olimpit në fund të oqeanit! Ishte rënie spektakolare nga e cila s’kam arritur ta marr veten as sot.
Dikur kam dëgjuar një shprehje që më ka mbetur në mendje: “Nëse rrëzohesh 7 herë në jetë, duhet të ngrihesh 8.”. Vetëm të ketë qënë kampion bote në peshëngritje ai zotëria, se unë që jam nënkampion s’po e ngrej dot herën e 8-të.

Jetoj me pensionin e nënës. Besojeni apo jo kjo është e vërteta! Nuk e kam një punë, sepse nuk e kam një shkollë. Ato punë që gjej janë thjesht të përkohshme.

Pavarësisht çdo gjëje, një gjë që më dëshpëron është sa pak vëmendje na kushton shteti. Kam qënë i pari në kohën e post-komunizmit që e çova flamurin shqiptar në një podium botëror. I pari..dhe të tjerë më ndoqën nga pas, por unë isha i pari. Dhe tani jam totalisht i harruar. Askush as do t’ja dijë si jam, si jetoj, si ha…a ha, a s’ha. Nuk vazhdova një shkollë, sepse iu përkushtova sportit. Sporti im i solli lavdi vendit, a s’duhet dikush të kthejë sytë nga unë sot që mosha iku dhe s’vazhdoj dot më sportin?! Kaq pak vlejmë ne?! Kaq asgjë?!
Kjo nuk është e drejtë. Por e dini çfarë më trishton më shumë? Fakti që nëse do të mundja, do të ndërroja me shumë dëshirë gjithë arritjet e mia sportive, për një diplomë shkollë dhe një shpinë më elastike. Shumë janë fëmijët dhe të rinjtë që rriten me ëndrrën për të qënë kampionë, për të ngritur flamurin kuqezi në një podium botëror, ndërsa unë kampioni, jam gati që nëse do të më jepej mundësia do ta ndërroja çdo gjë për një diplomë, një kurriz që përulet shpesh dhe një vend pune.
Sepse ky vend nuk i respekton kampionët!”

 

Etiketa: ilir suli


Ju sugjerojmë

Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
“Shkak veprimet e Kurtit”,  SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Kryesore

“Shkak veprimet e Kurtit”, SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

12 Shtator, 2025 2:21 pm
Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet
Sport

Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet

12 Shtator, 2025 1:46 pm
Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
Kryesore

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

12 Shtator, 2025 12:15 pm
‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
Kryesore

Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion

12 Shtator, 2025 11:17 am
Rama njofton riformatim edhe për komisionet parlamentare
Kryesore

PD bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: Diella më tha humbës është ai që…

12 Shtator, 2025 10:54 am
PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit
Kryesore

PD shpalos pankarta me akuza për socialistët, bllokojnë foltoren e parlamentit

12 Shtator, 2025 10:48 am
Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë
Kryesore

Nis seanca e Kuvendit, 72 deputetë ulen për herë të parë

12 Shtator, 2025 10:17 am
Para
Video/ “O Sali nga cili pyll ka dalë ky”? Noka-Ramës: Nga pylli i sat ëme

Video/ “O Sali nga cili pyll ka dalë ky"? Noka-Ramës: Nga pylli i sat ëme

“Sport” konfirmon largimin e yllit të madh nga Barcelona

“Sport” konfirmon largimin e yllit të madh nga Barcelona

Ja çfarë e acaroi Ramën në Parlament, Berisha nxorri një sekret për Tahirin

Ja çfarë e acaroi Ramën në Parlament, Berisha nxorri një sekret për Tahirin
















TE FUNDIT

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
12 Shtator, 2025

Izraeli hodhi poshtë sot “Deklaratën e Nju Jorkut” për një shtet palestinez, e miratuar me shumicë dërrmuese nga Asambleja e...

Lexo më shumë

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar
12 Shtator, 2025

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës janë ndërprerë. Ky fakt është bërë i ditur nga Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry...

Lexo më shumë

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
12 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi deputeti demokrat Tritan Shehu mori pjesë në votimin për kryeparlamentarin e...

Lexo më shumë

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
12 Shtator, 2025

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com