Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra për Nexhmije Hoxhën:Krimet tuaja nuk ka shkrimtar që t’i përshkruajë

2019/03/17 at 9:04 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Letra për Nexhmije Hoxhën:Krimet tuaja nuk ka shkrimtar që t’i përshkruajë

Haxhi Shefqet Baçinozi, i cili u vra ditën e djeshme, pranë një shkolle private, ndërkohë që vraponte me djalin e tij të mitur, ishte një prej të dënuarve politikë më qëndrestarë ndaj regjimit komunist.


Haxhiu u arrestua nga regjimi në vitin 1981, për agjitacion e propagandë me 10 vite burgim. Gjatë vuajtjes së dënimit, ai u u dënua dhe me 20 vjet të tjera, i akuzuar për pjesëmarrje në revoltën e Qafë Barit. Haxhiu u lirua nga burgimi në vitin 1991, teksa i kishin ngelur dhe 3 vjet nga dënimet e dhëna, ndërsa qëndroi i burgosur për 9 vite, 7 muaj e 18 ditë.

Më poshtë letra që Haxhi Baçinozi i shkroi Nexhmije Hoxhës, në vitin 1990, në të cilën shkruante për krimet monstruoze të regjimit ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe atyre të Kosovës në veçanti, teksa shton se nuk frikë nga ekzekutimi.

 

Znj.kryetare!

Një kosovar i dënuar në Shqipëri me burg të përjetshëm kërkon përgjigje. Quhem Haxhi Baçinozi, pinjoll i një familje luftëtarësh që qëndruan në malet e Kosovës 15 vjet me radhë me armë në dorë, më hollësisht shih Enciklopedinë Shqiptare!

Jam arrestuar në radhët e ushtrisë në vitin 1981 krimi agjitacion e propagandë, paragrafi nr.55 i Kodit Penal dhe duke vuajtur dënimin në burgun skëterrë të Qaf Barit. Në maj 1984 arrestohem përsëri, por kësaj radhe si pjesëtar i organizatës kundërrevolucionare, fantazia e bandës kriminale të Sigurimit të Shtetit nuk njeh kufi, imagjino organizatë kundërrevolucionare e krijuar brenda telave me gjemba e grykës së mitralozave dhe me këtë mora një dënim të përjetshëm e gjendem në burgun mesjetar të Burrelit, natyrisht mbas një torturimi fizik dhe psikik dhe një gjyqi me dyer të mbyllura dhe në mbarim të gjyqit më merret akt-akuza me dhunë nga inkuizitorët e mi, e të dhjetëra-mijëra të pafajshmëve si unë, këto ishin një e qindta e atyre që unë kam heq, e po heq aktualisht në burgun tuaj shfarosës të Burrelit.

Të përshkruhen krimet e gjenocidit që ushtrohet mbi popullin shqiptar nga regjimi juaj rreth një gjysëm shekulli me radhë, duhen penat e sociologëve e shkrimtarëve të të gjithë botës dhe zor se do të ishin në gjendje me e portretizuar realitetin tragjik të këtij populli të martirizuar. Por desha t’ju pyes ju çfarë i kam bërë unë shtetit konkretisht dhe kush jam unë? Një njeri krejt i thjeshtë me arsim fillor, pra kuptohet edhe aftësia ime për t’ju rrezikuar juve pushtetin.

Për të tilla “krime” asnjë lloj regjimi diktatorial as që do të merrte mundimin me më pyetur dhe jo më të më merrte rininë dhe krejt jetën time, përveçse regjimi juaj gjakatar.

Ku keni ju gojë të flitni për humanizëm apo për të drejtat e njeriut, kur ju keni 46 vjet që torturoni një popull 3 milionësh që Shqipërinë e keni kthyer në burg 28 mijë km2. Mbasi nuk njeh historia që një vend të quhet shtet e të jetë i rrethuar me tela me gjemba. Ju arritët t’i shpërfytyroni shqiptarët duke i shkaktuar dëme shqiptarëve, si mund të flitni në mbrojtje të kosovarëve kur me qindra kosovarë që erdhën në Shqipërinë e pas luftës vdiqën ose u gjymtuan përjetë në kampet e burgjet shfarosëse të çifligut të burrit tuaj.

Kalaja e Gjirokastrës, Maliqi, Tërbufi, Thumana, Bedeni i Kavajas, Zadrima, Bulqiza, Spaçi, Batra dhe maja e ajsbergut të krimeve, Burreli, do të kujtohen brez pas brezi si varrezat e mijëra shqiptarëve të pafajshëm në këto vende pellgje gjaku kufomash e gjymtimesh. Ka arritur të hajë të vjellat e shokut i burgosuri juaj, atëherë me ç’të drejtë flet për kosovarët kur sot e kësaj dite dergjen prej 3 dekadash me dhjetëra kosovarë, një përqindje e vogël e atyre që janë shfarosur nga banda kriminale e sigurimit të shtetit, me sloganin e njohur “agjentë të UDB-së” jugosllave. E atëherë si mund të flitni për kosovarët që jetojnë në Jugosllavi, kur ju s’keni lanë krim as poshtërsi pa ju bërë e që me dhjetëra si unë na mbani hala në burg, kur në Jugosllavi asht demokracia amerikane nëse mund të bëhet krahasim me terrorin që ekziston në burgun tuaj 3 milionësh.

Ju, me paturpësi arritët me i bë telegram Nelson Mandelës, duke e ngushëlluar për “vuajtjet” në burgjet raciste, kur ai bën burg me çokollata dhe është politikan i deklaruar dhe kur në burg takon gazetarë e personalitete nga e gjithë bota dhe në rast sëmundje, kurohet në klinika private. Kurse mua, e qindra si unë, njerëz të zakonshëm, nuk lejohet as shokë, as miq as farë e fis, vetëm familja në takim dhe ky takim vetëm 10 minuta në muaj nëpërmjet një sporteli të blinduar ku nënat tona nuk na shohin vetëm 1/3 e fytyrës. Po kufizimi i ushqimit në 2 kg në muaj. A ka krim më çnjerëzor se një trajtim I tillë dhe kundër kujt pa? kundër njerëzve të pafajshëm, a mendon se nënat e motrat shqiptare këtu në Kosovë i ke veshë në të zeza, sa gra i ke lanë të veja dhe sa mijë jetimë. Për këto gjana nuk do të ketë as sociolog, as shkrimtar në glob t’i përshkruajë apo portretizojë realisht një gjenocide të tillë, që nuk njeh asnjë periudhë e historisë njerëzore. Ju kujtoj një thënie shqiptare se “met nana pa djalë, se nuk met gjak pa marrë”!

Jua drejtoj këtë letër me qëllim përgjigje dhe përgjigjja juaj do të jetë ekzekutimi im. Por jam krenar t’i jap fund këtij poshtërimi dhe asgjësimi të ngadalshëm.

S’kam frikë nga vdekja, se jam pjellë e atyre që veç pushka i ka marrë dhe vdekjen e kanë përbuzë. Natyrisht që ju nuk do të keni kurajo me mekzekutu direkt, por me metoda të stërholluara siç keni bat tash e 46 vjet, por dije se gjithë shqiptarët nuk do t’i shfarosësh.

I dënuari politik, Haxhi Baçinozi

18 shkurt 1990

Etiketa: Haxhi Bacinozileternexhmije hoxha


Ju sugjerojmë

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
Bota

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

25 Qershor, 2025 10:23 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

25 Qershor, 2025 10:03 pm
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
Rajoni

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

25 Qershor, 2025 9:47 pm
NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
Bota

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

25 Qershor, 2025 9:27 pm
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
Aktualitet

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

25 Qershor, 2025 9:15 pm
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite
Bota

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak nga sulmet izraelite

25 Qershor, 2025 9:09 pm
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
Rajoni

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

25 Qershor, 2025 8:38 pm
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën
Kryesore

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

25 Qershor, 2025 8:11 pm
Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë
Aktualitet

Turisti u dëmtua teksa ishte duke eksporuar Valbonën, policia i vjen në ndihmë

25 Qershor, 2025 7:48 pm
Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Para
Video/ Adoleshenti e gjuan me vezë, politikani i kthehet me grushte

Video/ Adoleshenti e gjuan me vezë, politikani i kthehet me grushte

Olta Boka dhe Kejsi Tola sqarojnë përfundimisht marrëdhëniet mes tyre

Olta Boka dhe Kejsi Tola sqarojnë përfundimisht marrëdhëniet mes tyre

Marrëveshja Kosovë-Serbi mund ta shfuqizojë Rezolutën 12 44

Marrëveshja Kosovë-Serbi mund ta shfuqizojë Rezolutën 12 44
















TE FUNDIT

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

Macron telefonat me Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane
25 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të respektohet armëpushimi aktual nga të gjitha palët....

Lexo më shumë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
25 Qershor, 2025

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet...

Lexo më shumë

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”

Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “ndryshimin e pushtetit”
25 Qershor, 2025

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi më 25 qershor se janë arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime...

Lexo më shumë

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!

NATO miratoi objektivin prej 5% për Mbrojtjen,analiza e DW:U nxit nga Donald Trump!
25 Qershor, 2025

Me nxitjen e Presidentit të SHBA-së, vendet e NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes masivisht. Samiti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com