Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

LETRA/ Nuhu i ka rrëfyer gjithçka drejtorit të policisë për familjen Rraja

2018/09/29 at 11:03 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy kandidatura në tryezën e Xhafës/ Kush do të emërohet drejtor i Policisë së Shtetit?

Oficeri që u detyrua të lërë Shqipërinë pasi i rrezikohej jeta nga familjarët e deputetit Rrahman Rraja ka publikuar sot në media email-in që i ka dërguar drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ku i tregon gjerësisht mbi situaten e krijuar gjate kohës që hetonte djalin e deputetit. Ai tregon gjithë precedentët penalë të vëllait të deputetit dhe kushërinjve të tij që e kishin kanosur me armë për mos arrestuar Rrexhep Rrajën, djalin 24 vjeçar të deputetit. E-mail mban datë 14 Gusht 2018


Përshëndetje: I nderuar Z. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Unë nënkomisar Emiljano Nuhu me detyrë specialit për krimet në Stacionin e Policisë në Fushë-Krujë, në Komisariatin e Policisë Kruje, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nisur nga kërcënimi me jetë që më është bërë për shkak të detyrës nga shtetasit Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja në datë 30.07.2018.

Ju lutem Z.Drejtor do doja mirëkuptimin tuaj duke ju kërkuar transferimin tim pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në çdo lloj strukture shërbyese të Policisë së Shtetit pasi ndihem më i sigurt dhe më pranë familjes për ta mbrojtur.

Duke marrë parasysh faktin që këta persona janë kontingjent dhe me tendenca të theksuara kriminale në vendosjen e lëndëve eksplozive në automjete dhe banese. Të pushtetshëm, impulsiv, lëvizin gjithmonë të armatosur, nuk goditen nga strukturat e Policisë lokale, ndjehem i rrezikuar edhe për faktin që kërcënimi është bërë publik në median sociale dhe atë të shkruar.

Familja ime për shkak të kërcënimin që është bërë ka kaluar në një gjendje shoku psikologjik, dhe për këtë arsye nuk guxojnë të dalin nga shtëpia, vë në dukje faktin që jam babai i një vajze një vjeçare, për të cilën kam përgjegjësinë të kujdesem.

Dua të theksoj se kam punuar gjithmonë me përkushtim dhe me vullnet për të arritur dhe realizuar objektivat në punën e Policisë së Shtetit. Dua të theksoj gjithashtu se kam punuar rreth gjashtë vite në sektorin e Agjentëve në mbulim dhe të infiltruar duke kryer shumë operacione me rrezikshmëri të lartë ku janë goditur grupe kriminale në trafikun e drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, por nuk jam dekonspiruar asnjëherë dhe nuk janë arritur asnjëherë të më kërcënojnë me jetën time apo të anëtarëve të familjes, siç u arrit kërcënimi që më bën shtetasit e mëposhtëm.

Shtetasi Ramazan Rraja (djali i vëllait të deputetit) është i dënuar për dy vepra penale “Vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e lehtë, mbajtje e armëve luftarake”, dhe i dyshuar për disa vepra penale në zonën e Krujë “vendosje lëndëve eksplozive”, nga informacionet e marra nga burime kofindenciale ky shtetas lëviz gjithmonë me armë në zonën e Krujës.

Shtetasi Xhelal Rraja, është i dënuar për plagosjen e një policie të Komisariatit të Krujës në vitin 1998. Në vitin 2004 është personi i shpallur në kërkim por nuk ka të dhënë për shpalljen në kërkim të tij,. Në vitin 2017, është dënuar për veprat penale “Plagosje e lehtë më dashje, mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Nga informacionet e mara nga burimet konfidenciale, ku shtetas është i dënuar për vendosjen e tritolit në automjetin e inspektorit të Rendit në Komisariatin e Krujës dhe disa ngjarje të tjera të pazbardhura, gjithashtu nga informacionet që janë marrë një rrugë operative rezulton se ky shtetas merret me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike, lëviz gjithmonë i armatosur me armë, për shkak se është vëllai i deputetit, vëllai i oficerit që punon në Komisariatin e Krujës, dhe ka lidhje miqësore me disa prej oficerëve që punojnë në Komisariatin e Krujës, është shumë e vështirë ose e pa mundur që ai të ndalohet dhe të kapet nga strukturat e Komisariatit të Policisë në Krujë.

Shtetasi Redjan Rraja është i dënuar për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi më datë 01.05/2016 ditën që është ekzekutuar shtetasi Elton Çiço ky…

*Shënim: Kjo është vetëm faqja e parë e letrës online (e-mail) që Emiljano Nuhu i ka dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

Etiketa: ardi veliunuhu


Ju sugjerojmë

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

3 Nëntor, 2025 7:11 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

3 Nëntor, 2025 7:05 pm
Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
Aktualitet

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

3 Nëntor, 2025 7:03 pm
Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë

3 Nëntor, 2025 5:43 pm
Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…
Aktualitet

Zbulohen emrat kandidatëve për Avokatin e Popullit, nga Edri Shabani te…

3 Nëntor, 2025 5:30 pm
“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën
Kryesore

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën

3 Nëntor, 2025 5:20 pm
Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
Kryesore

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

3 Nëntor, 2025 2:48 pm
Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
Kronikë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

3 Nëntor, 2025 2:31 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

3 Nëntor, 2025 1:29 pm
Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
Aktualitet

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

3 Nëntor, 2025 1:26 pm
Para
Video/ Habit Bleona Qereti: Vezët e ngrira mund ti dhuroj për bamirësi

Video/ Habit Bleona Qereti: Vezët e ngrira mund ti dhuroj për bamirësi

Albana, Monika, apo Jozefina? Ja kë do donte për grua Ervin Salianji

Albana, Monika, apo Jozefina? Ja kë do donte për grua Ervin Salianji

Zbuloni ç’kanë parashikuar yjet sot për ju

Zbuloni ç'kanë parashikuar yjet sot për ju
















TE FUNDIT

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vendimmarrja...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
3 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si...

Lexo më shumë

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
3 Nëntor, 2025

Florjan Binaj ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses që i jep të drejtë Erion Veliajt, e kështu ky i fundit...

Lexo më shumë

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH

SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH
3 Nëntor, 2025

SPAK ka dalë me komunikatë zyrtare, ku bën me dije akuzat që rëndojnë ndaj ish kreut të ARRSH, Ervis Berberi,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com