Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar letrën publike të kryeministrit Edi Ramës drejtuar kreut të PD, Lulzim Basha, ku i bënte thirrje për dialog pakushte.
Kryemadhi u shpreh gjatë fjalës së mbajtur me strukturat e LSI në njësinë numër. 8 në Tiranë, se letra është një tregues i qartë se Rama është gati për çdo kompromis për të qëndruar në karrigen e kryeministrit.
“Dëgjojmë si qurravitet dhe shkruan letra për Bashës, tregon që ka frikë, që është gati të bëj çdo kompromis për karrigen e tij. Ka një përgjigje, nuk ka kompromis, por ka dialog të shqiptarëve me njëri tjetrin dhe partitë politike për të larguar njëherë e përgjithmonë fytyrën e krimit nga politika shqiptare dhe nga zgjedhjet shqiptare. Sot ne jemi më të qartë se kushto tjetër, që nuk ka zgjedhje në Shqipëri që t’i bëjë Rama siç i bënte Enver Hoxha”, shprehet Kryemadhi./ Opinion.al E.Xh.